Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

(Reflektim nga biseda e Berat Buzhalës dhe kolegëve të tij të zhvilluar me akademik Mehmet Krajën, në RTK, 9 tetor 2015)

Shkruan Ramadan Memishi

Në një bisedë televizive të mbajtur në RTK e të udhehequr nga Berat Buzhalla, akademiku shqiptar, Mehmet Kraja, veç tjerash do të pyetet edhe për deklaratën e Kryetarit të BIK Naim Tërnava, i cili paska thënë se është lider i dy milion myslimanëve të Kosovës. Natyrisht, Kraja do të flasë me një mospërfillje nonshalante, duke nënvizuar se Tërnava mund të jetë vetëm udhëheqës i organizatës, apo institucionit që merrem me kultivimin e besimit islam. Ai nuk guxon të deklarojë kështu e të thirret në tolerancë fetare. Shqiptarët e Kosovës jo të gjithë janë myslimanë, kryetari i BIK duhet të respektoje besimin e çdo shqiptari, sepse, sipas tij, besimi është çështje individuale dhe askush nuk ka të drejtë që në emër të besimit të manipulojë të tjerët. Akademik Kraja si një intelektual mjaft i njohur e i respektuar, do të porosisë klerikët fetarë që të merren me predikimin e fesë, me kultivimin e besimit në mënyrë institucionle dhe të mos lejojnë e as të ndikojnë në ideologjizimin e fesë. Zatën, duke e ideologjizuar fenë, përkundër shtimit të teologëve kemi shumë krime, përkundër predikuesve të moralit kemi shumë prostitucion, përkundër predikuesve të fesë kemi gjithnjë e më shumë banditë, do të thotë veç të tjerash Akademik Kraja.
Hiç më e mirë nuk është situate as në Maqedoni. Këtu kemi krim institucioal, kemi hajni institucionale, kemi tradhëti e kodoshllëk institucional dhe skush nuk e thotë qoftë një fjalë. Ç’është e vërteta, vetëm lideri i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, e ka thënë vlerësimin e vet intelektal prej një personaliteti të paepur. Ai ka thënë: “Mos i besoni Sulejman Rexhepit, ai është një hajn e një bagabond që pa kurrfarë frike prej Allahut, e lutë Atë që ta bekojë Nikolla Guruevskin”!
Mulla Sula jo njëherë ka kërkuar që para tij të përulen e të gjunjëzohen edhe liderët e partive shqiptare, sepse edhe ata janë myslimanë, ndërsa myslimanët i binden Mulla Sulës. Sulejman Rexhepi, së këndejmi, të gjithë liderët i llogaritë si anëtarë të rëndomtë të xhemateve, të gjithë partitë i llogaritë si asociacione të myftinive, kryetarët e degëve i llogaritë si mutevelinjë, universitetet shqiptare, acociacionet kulturore, arsimore, të gjithë i mendon si seksione të medresesë, ndërsa veten e konsideron alim të alimëve, si më të dijshim i cili duhet të respektohet deri në kupë të qiellit, prandaj shkon dhe e emërton veten “Reisul Ulema”! Nuk ka asnjë reagim, nuk ka asnjë qëndrim intelektual, nuk ka asnjë mohim apo përkrahje të qëndrimeve të Sulejman Rexhepit. Ulema janë njerëzit e dijshëm të një populli, intelektualët, ndërsa kryetari i këtyre është ai më i dijshmi, më intelektuali dhe më i madhi – reisi!!! Dhe ky duhet të jetë Sulejman Rexhepi, truri më i thatë dhe më demagogu në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë.
Reis i cilës ulema na qenka Sulejman Rexhepi! Pse a ekziston këtu ulema? Sikur të ekzistonte ulemaja, sikur të ekzistonte qoftë një intelektual i kalibrit të akademik Mehmet Krajës, ose do të dilte në mbrotje kundër përjekjeve për ta zhveshur prej petkut të rremë të «devotshmërisë » së tij, ose do ta bënin paçavurë e do t’ia tregonin se ku e ka vendin. Sulejman Rexhepi ka kohë që ka dalur jasht korrnizave të organizatës së BFI-së, duke preteduar ta ngris veten në lider mysliman i të gjithë shqiptarëve, të cilit duhet t’i binden edhe Edi Rama e Ili Meta, edhe Menduh Thaçi e Ali Ahmeti, edhe Isa Mustafa e Hashim Thaçi. Nuk e do Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin, të cilët i llogarit si vegla të masonerisë hebraike.
Pa dyshim që, një njeri me një portret të tillë psikologjik, lë të nënkuptoshë se kemi të bëjmë me një individ psikikisht të retarduar. Dhe, nëse nuk është njerëzore që të merremi me një të retarduar psikik, të paktën është shumë njerzore që të gjithë të agnazhohemi që këtë individ ta akomodojmë në ndonjë institucion përkatës shëndetësor e rehabilitues./lajmi1/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top