Sot, si duket, më lehtë e ke të gjeshë fytyrat negative se sa ato pozitive në mesin e hoxhallarëve. Të mos keqkuptohemi, të gjithë hoxhallarët janë të mirë, të devotshëm, janë në shërbim të popullatës myslimane, secili sipas mënyrës së vet. Por, ja që asnjërit nuk i është ndezur ylli i popullaritetit dhe i respektit. Kurse, pa dyshim, kemi plotë fytyra të padëshirueshme, mbi të gjitha si pasojë e veprimtarive të tyre tepër të dyshimta; kemi plotë emra hoxhallarësh që lakohen për të keq, kemi plotë hoxhallarë për të cilët thuhet se janë “kallëpi i shejtanit”! Pronari i këtij kallëpi, fatkeqësisht, po na del se është Sulejman Rexhepi, kryetari aktual (i dhunshëm) i BFI në RM!
Të gjithë që kanë ardhur pas tij, kanë ardhur me bekimin e tij (si psh. Bahriu, Isa, Ruxhdiu (treshi përsheshi, pastaj, merreni me mend, heeeej Sherif Dehari, pastaj i fundit, i shkreti Arif Emini me dosjen shtatëkutishe) dhe, të gjithë kanë qenë si ato brinjtë e shejtanit mitik!
Po kush ishin para Sulejman Rexhepit, në fakt, si dukeshin ata që i kanë prirë BFI-së?
Para tij ishte i ndjeri, Jakup ef. Selimovski, për të cilin, mbarë opinionin i vendit dhe ai i ish-Jugosllavisë kanë pasur respekt si për një hoxhë i kalibrit të madh, i pajisur me cilësitë e një diplomati të papërsëritshëm, me sifate të padiskutueshme të lidershipit, me aftësi për të menaxhuar me projekte gjigante që i përkasin jetës fetare islame, me një përkushtim të papërsëritshëm për ta avansuar këtë jetë islame. Dikur, pas prishjes së ish-Jugosllavisë ai do të kthehet në Shkup, ndërsa, nga frika se do t’ia zë pozicionin dhe nga frika se do t’ia rrëmbëjë të gjithë bashkëpunëtorët, si dhe nga xhelozia patologjike, Sulejman Rexhepi do ta shpallë “murted”, për ta kthyer më vonë në kabinetin e vet si mushkëri pa të cilat nuk thithë ajër.
Mbi të gjitha, gjeneratat më të vjetra sot flasin me pietet për një figurë markante të hoxhallarëve të vendit. Sot, për Hafëz Bedrinë flitet si për një teolog i cili vie në mesin e një popullate në çdo dy-tre qind vjetë. Hoxhë po, patriot po, besnik po, i devotshëm po, i respektueshëm po, i dashur po, i nderuar po, i përcjellë vetëm me fjalë të mira e me “selamun alejkum”! Nëse sot Sulejman Rexhepi shamjen me fjalë të pista e ka “përshëndetje islame”, nëse sot Sulejman Rexhepi më shpesh ua shanë gratë dhe nënat hoxhallarëve se sa që e pëshpërit shahadetin, Hafëz Bedria ishte antipodi i tij. Dihet se kë e pati Sulejman Rexhepi shok më të ngushtë, dihet se me Kire Cërnin (udbashin më antishqiptar) pati miqësinë më të gjatë, ndërsa Hafëz Bedria miqësinë e kishte me tërë komunitetin e hoxhallarëve të vendit por edhe më gjërë, asnjë nga myslimanët, asnjë nga xhematet nuk prajte së përpjekuri për të pasur miqësi me Hafëz Bedriun. I dashur për të gjithë, i respektuar nga të gjithë dhe, me gatishmëri absolute për të qenë në shërbim të të gjithëve për të gjitha kauzat kombëtare dhe fetare.
Haxhi Isufi, sot rreth të tetëdhjetave, dikur një nga çirakët më të mirë të samarpunuesve, me nostalgji e kujton kohën kur në krye të BFI-së ishte Hafëz Bedriu. “Nuk kishte ditë që nuk i binte trup e tërthorë Çarshisë! Nuk kishte pronar dyqani, mysliman e shkije, që nuk dilnin në derë të dyqanit e që nuk e përshëndesnin me përulësi Hafëz Bedriun. Gati se e kishte bërë ritual këtë takim me qytetarët dhe, pasi i mbushej mendja se është përshëndetur me të gjithë, shkonte dhe zinte vend në tavolinën e tij, në çajtoren e Sllogës, aty ku mblidheshin ajka e trurit kombëtar dhe fetar të vendit. Uh, kurrë nuk më harrohet e vetmja dëshirë që kisha! Ëndërroja t’ia puthja syzet me korniza të verdhë, si prej ari. Hë pra, këtë dëshirë kisha, sepse, përtej atyre syzave gjendeshin një palë sy engjëllorë, një palë sy që e reflektonin krejt të kaluarën e tij të begatë prej një patrioti shumë të madh dhe prej një fetari tepër të devotshëm”, thotë gati i përlotur haxhi Jusufi.
A e ka pa ndokush deri më sot Sulejman Rexhepin të ec nëpër Çarshi! A e ka parë dikush Sulejman Rexhepin të ec i shoqëruar nëpër Çarshi, i rrethuar me hoxhallarë e me intelektualë, përveçse me ca debilla, truproje injorantë dhe kriminelë që fryhen si qurana? Prej kujt, prej çkafi dhe pse frikohet kaq shumë Sulejman Rexhepi i cili një hap nuk guxon ta bëjë pa qenë i shoqëruar nga këta horra? Çka flet kjo? Kujt i ka kaq shumë hak Sulejman Rexhepi i cili, që nga shtëpia e vet e deri në zyret e uzurpuara të BFI-së ec fluturimthi e i shoqëruar me plotë truproje e “kasapë”! Këta janë ata që e shterrin buxhetin e BFI-së, në vend se ato paga dhe ato benifite që i gëzojnë këta injorantë t’ua dedikojë shtimit të rrogave të hoxhallarëve që të jetojnë të paktën me pak dinjitet. Sulejman Rexhepi nuk mban llogari për dinjitetin e hoxhallarëve. Atij i intereson vetëm vetëvetja dhe asgjë tjetër. Çdo gjë u bëftë copa para interest të ngushtë të tij.
Sulejman Rexhepi është vrasësi i dinjitetit të hoxhallarëve.
Marrur nga OPINIONE
No comments: