Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Samir Ibrahimi

Pse shërbimet gjegjëse policore tani japin shenja për t’i publikuar telefonatat e përgjuara të Molla Sulës dhe familjes Rexhepi? Kur i paskan prishur raportet Molla Sula dhe policia! Tashmë po vërtetohet katërcipërisht se Sulejman Rexhepi paska qenë bashkëpunëtorë i UDB-së, e më pas edhe i DZK-së! Dihet se ai ka qenë në këtë shërbim deri në momentin kur është infiltruar në PDSH dhe në shoqërinë e Menduh Thaçit, për t’i spiunuar raportet e Thaçit me Komandant Agimin.             Zoran Zajevi, lideri i LSDM-së, po thonë, i ka acaruar mjaft keq raportet me Sulejman Rexhepin. Fillimisht, para se te nisnin “bombat”, sikur e kishte bindur Sulejman Rexhepin qe t’ia jape përkrahjen, pastaj, të bëjë përpjekje për ta shtrirë ndikimin e vet mbi BDI-në me qëllim që të largohet nga VMRO-ja, kurse si kundërshpërblim do të kishte moszbardhjen e telefonatave të përgjuara të Sulejman Rexhepit, të familjarëve të tij si dhe të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Publikisht Mulla Sula u vu në anën e Zajevit, kurse në ndërkohë ua kishte lëshuar shefin e kabinetit të vet, Agron Vojnikën që t’ua marrë të transkriptuara të gjitha telefonatat që i kishte LSDM e që nuk ishin në të mirë të Molla Sulës. Tani nuk dihet në i mori Agron Vojnika dhe ua shpërndau të tjerëve apo, pas lojës që ua luajti Sulejman Rexhepi me BDI-në kundër LSDM-së, Zajevi po gjenë kanale që ta detronizojë herë pas herë Sulejman Rexhepin. Këto ditë u publikua një “bombë” e përmasave atomike! Mesazhi ishte ky: Sulejman Rexhepi është përgjuar edhe në shtrat, me bashkëshorten e vet, e lëre më anëtarët e tjerë të familjes dhe, për më keq, nga kjo “bombë” u shpërnda një shrapnel fatal për Sulejman Rexhepin, gjegjësisht për nipin e tij që e ka pikë të dobët! Te shqiptari është një adet shumë i rëndë: të të preket reja, nusja e djalit, dmth që je zhburrëruar, hakmarrja është me gjak! Policia ia ka përgjuar renë Molla Sulës, Zajevi e shpërndanë atë përgjim, ndërsa me insistim të policisë publikohet pikërisht biseda në mes të së resë dhe një familjari të saj. Për më tepër, kjo re është nusja e inspektorçiçit policor, djalit të Molla Sulës, Zeglul Rexhepit. Çka flet kjo? A janë në gjendje t’i kuptojnë mesazhet familja Rexhepi apo jo! Si duket, vetëm popullata muslimane po mërzitet nga këto bomba, po i vie inat, sepse i është përgjuar “lideri” i tyre fetar, ndërsa fare nuk mërziten e nuk inatosen familja Rexhepi. Për hirë të inatit të popullatës myslimane, Molla Sula është mirë të vetëdijësohet dhe të kontribuojë që të ndalen këto “bomba”. Ky kontribut mund të matifestohet vetëm përmes dorëheqjes së tij, sepse vetëm pasi të dorëhiqet Sulejman Rexhepi, nuk do të përpushet m… që të qelbet! E reja e Mulla Sulës thotë që Sula është në gjendje që djalit të shëruar t’i blejë edhe aeroplan! E ndjejmë këtë dhimbje dhe, secili gjysh do të vepronte kështu për nipin e sëmurë, për më tepër kur të shërohet, gëzimi është aq i madh sa mund të matet edhe me një aeroplan të blerë. Epo tani, a ta blejmë këtë aeroplan duke e dëmtuar dhe duke e vjedhur kasën e BFI-së?! Secili gjysh aeroplanin do ta kishte blerë me pasurinë e trashëguar prej babait e prej gjyshit të tij, prej rrogës së vet nga puna e ndershme, prej buxhetit familjar që mblidhet muaj për muaj dhe, assesi duke i vjedhur muslimanët. Një ditë, kur do të rritet ky nip, do te jetë shumë i kompleksuar, sepse nga kjo telefonatë si dhe nga sërë shkrimesh të publikuara do të kuptojë se shërimi i tij është bërë përmes pasurisë së vjedhur. Atëherë do ta lakmojë vdekjen ndërsa do t’i mallkojë të gjithë ata që e kanë shëruar me paratë e pista! Po pse shërbimet gjegjëse policore tani japin shenja për t’i publikuar telefonatat e përgjuara të Molla Sulës dhe familjes Rexhepi? Kur i paskan prishur raportet Molla Sula dhe policia! Tashmë po vërtetohet katërcipërisht se Sulejman Rexhepi paska qenë bashkëpunëtorë i UDB-së, e më pas edhe i DZK-së! Dihet se ai ka qenë në këtë shërbim deri në momentin kur është infiltruar në PDSH dhe në shoqërinë e Menduh Thaçit, për t’i spiunuar raportet e Thaçit me Komandant Agimin. Në momentin kur e kanë hetuar, e kanë futur në kabinetin e tij, e kanë rrahur deri në alivanosje (ekzistojnë incizimet) dhe deri sa e ka pranuar të vërtetën. Ia kanë falur me kusht që, procesi i denacionalizimit të pronës së vakëfit ta shpërblejë PDSH-në për aktivitetet e kësaj partie në kthim të Molla Sulës në krye të BFI-së. Molla Sula do të dalë më dhelpër! Do të lidhë marrëveshje me organet e shtetit që pronat t’i pranojë në letra me vlerë, por kushti ka qenë që me çdo kusht të burgoset Komandant Agimi (jo rastësisht flietet se në burgosjen e Agim Krasniqit gisht të madh ka Molla Sula bashkë me djelin e tij, Luli policin.) Nga të dy palët kushtet u plotësuan, ndërsa PDSH ngeli me gishta në gojë, sepse Sulejman Rexhepi asnjëherë nuk e shtoi pronën e vakëfit, me asnjë milimetër, nuk mori asnjë pronë që të ndajë me këtë Parti, por i mori letrat me vlerë të cilat i degradoi në rroga për të punësuarit. Pra, në vend se ta shtojë vakëfin, Molla Sula e tjetërsoi, madje e dëmtoi deri në palcë, vetëm e vetëm që t’i hakmerret PDSH-së dhe Komandant Agimit. Ky është moment kur edhe e deregjistrojnë Molla Sulën nga dosja policore dhe, pas këti deregjistrimi, si duket nuk kanë më kurrfarë obligimi e as përgjegjësie për ish-bashkëpunëtorin e tyre. Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e gjatë nën nofkën “Zharko”, e lejojnë që të shesë patriotizëm, të tregohet i rreptë, trim, i guximshëm, i shkathët deri përtej kufijve të morales, atje ku nisin pastaj vjedhjet, shkatërrimet, devalvimet e asaj që atij ia dhanë titullin “Molla Sula”! Policia nuk do t’ia marrë këtë titull, as nuk do t’ia njollosë vetë, por, kështu, do të nxjerrin fakte për të, deri në devalvim total të tij. Një ditë myslimanët e vendit do të revoltohen dhe masovikisht do të shprehin kërkesën që të largohet nga posti i kryetyarit të BFI-së. Atëherë për të do të jetë shumë vonë! E vetmja rrugdalje e paqtë e tij është dorëheqja sa më e shpejtë. Tërheqja e tij do të thotë ngulfatje të të gjitha “bombave” të Zajevit. Nuk do të kishin më kuptim nëse do të publikoheshin pas tërheqjes së Sulejman Rexhepit. Me këtë akt, do të rehatoheshin të gjithë myslimanët e vendit, Institucioni i BFI-së do të ngritej nga kjo gërmadhë siç është degraduar për momentin dhe, mbi të gjitha, do ta kursente nga kompelksimi më të dashurin e vet, atë që është shndërruar në dhimbje familjare, nipin e vet. Nëse e do nipin, atëherë sa më larg BFI-së, atje ku “bombat” e Zajevit nuk do ta kishin as forcën e një fishekzjarri xixëllonjë.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top