Pas aksionit policor të orëve të hershme të
mëngjesit të sotëm. Ka qenë e pritshme që mediat e vendit të orientohen nga
BFI-ja që të marrin prononcime zyrtare lidhur me rastin. Nga BFI-ja heshtje mortore,
asnjë prononcim, sikur të mos kishin ditur gjë. Megjithatë, Sulejman Rexhepi ka
qenë në dijeni të aksionit
Nga: Shkëlzen Dika
Fatkeqësia kombëtare që u ndodhi shqiptarëve të
Tetovës, e nxori “faqebardhë” kë tjetër përveçse Nikolla Gruevskin dhe Sulejman
Rexhepin! Që të dy, madje para Ali Ahmetit, e vizituan Shipkovicën e Ushtrisë
Çlirimtare Kombëtare, dhe, duke shprehur dhembje të thella njerëzore, premtuan
aksione solidariteti me popullatën e atjeshme. Sakaq, qytetarët e goditë nga
kjo fatkeqësi natyrore, hapen zemrën për të nxjerrë fjalë miradie si për
Nikollçen ashtu edhe për Sulçen, pa e ndjerë se një ofendim i thellë po u
përgatitej në rrafshin kombëtar.” Këta dy janë “takva”, mendonin myslimanët e
Tetovës, ndërkohë që këta dy “takvaxhinjë” brohorisnin “sega mu e majkata”! Të
alivanosur nga kjo goditje natyrore, përjetuan goditjen e dytë – të bastisen
shtëpitë, të thyhen xhamitë, të kapen pjesëtarët e ISIS-it në Maqedoni, të
cilët, që të gjithë janë shqiptarë. Pra, Shqiptarët e Maqedonisë institucionalisht
e paskan nxitur dhe ushtruar “terrorizmin Islamik”! Mbi të gjitha, këtë aksion
duhet nënkuptuar si aksion gjithpërfshirës, ndërkombëtar, në të cilët me mish e
me shpirt janë të kyçur edhe shqiptarët. Shqiptari nuk mund të durojë që dikush
të thërrasë dhe të nxisë pjesëmarrjen e shqiptarëve nëpër luftëra të huaja, të
pakuptimta dhe fund e krye terroriste. Ka pasur burgosje nga të tillë
“shqiptarë” edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri dhe, të gjitha këto kanë qenë si
rezultat i investigimeve disa mujore të shërbimeve përkatëse shtetërore. Po në
Maqedoni? Në Maqedoni këto arrestime u bënë, sipas mjeteve të informimit në
vend, me kërkesë të Sulejman Rexhepit. Madje, vetë Sulejman Rexhepi pat akuzuar
policinë e shtetit, institucionet shtetërore, si bashkëpunëtorë të këtyre
“imamëve” të cilët po thërrasin për pjesëmarrje në ISIS, po e kultivojnë
terrorizmin dhe nuk po i binden BFI-së! A mund të jenë terroristë dhe pjesëtarë
të ISIS-it të gjithë ata që nuk i binden Sulejman Rexhepit? Sipas kësaj
logjike, edhe Gordana Jankullovska duhet të burgoset, madje edhe krerët e
njësiteve special dhe të akuzohen si bashkëpunëtorë të këtyre elementeve
radikalë. Tashmë me të madhe po flitet se, sikur mos të ndodhte kjo e Tetovës,
sikur mos ta shprehte solidaritetin dhe dhembjen Nikolla Gruevski ndaj atyre
pjesëtarëve të islamit, vështirë se do të ndodhte ky aksion. Tani, brenda një
ditë nuk mund që Nikolla Gruevski të jetë edhe shumë “takva” edhe shumë
“qafir”. Shqiptarët e Maqedonisë duhet të jenë të qetë dhe të pranojnë se edhe në
mesin e tyre ka mercenarë, njerëz të pamend dhe të indoktrinuar, të cilët duhet
të pastrohen nga radhët e kombit. Ndërsa organet shtetërore përkatëse tani sa
më shpejt duhet të dalin me fakte, me argumente dhe me të gjitha të dhënat se
këta “tipa” kanë manipuluar në emër të fesë dhe se kanë marrur më qafë shumë
qytetarë myslimanë të Maqedonisë. Këto të dhëna duhet të dalin sa më shpejt. Në
të kundërtën, do të krijohet përshtypja se shteti intervenoi pikërisht në ato
objekte fetare të cilat nuk i bindeshin Sulejman Rexhepit. Sulejman Rexhepi
është i njohur si tredhës i mendimit të lirë, i mendimit ndryshe, i veprimit
pak më të avansuar se sa i organizimit të tij primitiv. Ai kurrë nuk ofron
informacione objektive, gjithnjë informacionet i thurrë varësisht nga interesat
e tij personale. Sulejman Rexhepi, pa dyshim, që nga momenti kur ka kuptuar se
në mëngjesin e gjashtë gushtit do të ketë aksion policor kundër atyreve që nuk
i binden atij, ai si asnjëherë në jetë të vet, i është falënderuar Zotit, plot
shend e verë, për eliminimin e “rrebelëve” kundër tij. Atij asnjëherë nuk i ka
interesuar e keqja kombëtare. Po këta individëve projnë nëpër xhamitë dhe ndër
xhematet tona tash e savjetë, madje me dekada, asnjëherë nuk e ka pare rrezikun
kombëtar prej tyre. Nëse të gjithë mjekrat na qenkan “terroristë” atëherë a do
t’i rruajë edhe ata “mjekrra” që i ka bashkëpunëtorë të ngushtë! Doli puna që
shërbimet përkatëse shtetërore, bashkë me njësitet speciale, vepruan
ekskluzivisht nëpër ato objekte e shtëpi të shënjuar paraprakisht nga Sulejman
Rexhepi dhe jo se ky aksion ishte si rezultat i përcjelljeve të shërbimeve
shtetërore. Molla Sula praktikisht drejtoi operacionin e njësiteve policore
nëpër shtëpitë e imamëve si dhe nëpër objektet fetare të cilat, si “pronar” që ishte,
praktikisht ua kishte dhënë me vullnet të plotë këtyre “terroristëve”. Sikur të
mos ishte ky vullnet i Sulejman Rexhepit vështirë se do të kishte aksion të
suksesshëm policor kundër “terroristëve shqiptarë”. Vallë, a ndjenë Sulejman
Rexhepi një grimcë obligimi moral për dorëheqje! I doli boja. Për më tepër, po
pret qëndrimin zyrtar të policisë së shtetit që pastaj mbi atë qëndrim të
krijojë edhe qëndrimin zyrtar të BFI-së. Ju kujtohet “trimi”, Sulejman Rexhepi,
kur thoshte: policia e shtetit as në ëndërr nuk guxon ta shohë futjen nëpër
xhamitë tona. Xhamitë, deshtëm ne apo jo, kësaj radhe na u përdhunuan nga
çizmja e policies maqedonase, gjatë aksionit të paralajmëruar, nëse jo edhe të
udhëhequr, nga Sulejman Rexhepi! Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje!
No comments: