Pse shumë grupacione brenda BDI, çfarë është ajo që
po e ndanë këtë parti politike dhe strukturën e saj, kur dihet se çfarë ishte
uniteti i tyre? Ajo çfarë po thuhet nga njerëz të pushtetit për rrëmujat herë
pas here në BDI është pikërisht rezultati i epilogut që del nga aleshvereshi që
ka Musa Xhaferi dhe Sulejman Rexhepi, por gjithashtu të Blerim Bexheti dhe
Nevzat Bejta me Sulejman Rexhepi.
Shkëlzen DIKA
Pak sa nuk është mësuar opinion ynë me tituj të
tillë, megjithatë duke analizuar gjithandej ngajrjet politike dhe situatave të
kohë pas kohshme besoj se nuk mund të emërtohet ndryshe kjo rrënie dhe për të
mos thënë shkatërrim i BDI-së. Situata aktuale e BDI-së që është mjaft e
tensionuar përbrenda saj nuk asociacion ndryshe përpos përçarje që dërgon deri
te shpartallimi i kësaj partie politike e ngritur në bazë të vlerave të
amblemës së UÇK, të vlerave të luftës së 2001, të vlerave të dëshmorëve të
kombit dhe invalidëve të saj. Kur kjo parti politike është themeluar në bazë të
këtyre vlerave atëherë sigurisht se qëndrojm të befasuar se pse tolerohet
ekzistimi dhe mbijetesa e kësaj partie nga duart e Sulejmna Rexhepit. Edhe pse
pakënaqsi ka pasur që moti në BDI mes funksionarëve të saj, mes grupeve brenda
partiake, mes deputetëve dhe prefektëve të komunave dhe mbi të gjitha mes
simpatizantëve të saj, megjithate kupa është stërmbushur që kur BDI me të madhe
përkrah Sulejman Rexhepin dhe projektin e tij për shkatërrimin e institucionit,
BFI. Përçarjet tek BDI janë evidente që nga bashkëpunimi i krijuar mes Sulejman
Rexhepit dhe Musa Xhaferrit. BFI gjithnjë e akuzonte BDI për mospërfillje të
kërkesave të këtij institucioni nga faktori shqiptar në qeveri. Ankesat ishin
të llojit të ndryshëm e që shpesh herë i kemi hasur nëpër media se si fyhen dhe
akuzojnë njëra tjetrën. Një nga luftat më të mëdha ka qenë çështja e Burmali
xhamisë, e cila edhe sot e kësaj dite ka mbetur enigmë. Qytetartë janë bindjen
se Burmali Xhamia është temë e kryer mes Sulejman rexhepi dhe Musa Xhaferi, që
të dy kanë shitur këtë xhami që pasqyronte vlerat e trashëgimis historike dhe
kulturore të muslimave. Edhe pse për Burmali xhaminë BFI kishte deklaruar se
gjithmon do të luftojnë për të dhe se në vendin e saj asgjë nuk ka mundësi që
të ndërton kjo qeveri. Musa Xhaferi dhe Sulejman Rexhepi filluan projektet e
tyre duke i lënë në harres të gjitha kërkesat e muslimanëve të këtij vendi. Pse
shumë grupacione brenda BDI, çfarë është ajo që po e ndanë këtë parti politike
dhe strukturën e saj, kur dihet se çfarë ishte uniteti i tyre? Ajo çfarë po
thuhet nga njerëz të pushtetit për rrëmujat herë pas here në BDI është
pikërisht rezultati i epilogut që del nga aleshvereshi që ka Musa Xhaferi dhe
Sulejman Rexhepi, por gjithashtu të Blerim Bexheti dhe Nevzat Bejta me Sulejman
Rexhepi. Realitet shumë i vërtetë është se mbi 90% e strukturës së BDI nuk
pajtohen me politikën e këtyre njerëzve të lartëpërmendur për bashkëpunimin që
kanë më Sulejman Rexhepi. Konkluzat e tyre rezultojnë me atë se të gjithë këta
i lidhë interesi material me Sulejman Rexhepin dhe asgjë tjetër, andaj Sulejman
Rexhepi është i bindur se ai gjithshtu nuk gëzon respekt ndërpopullatën
muslimane dhe strukturën e BFI-së, andaj tenton që të mashtron disa
bashkëpunëtor të tij duke manipuluar me këta persona. Nga burime të
brendshmepartiake të BDI mësojmë se tensionet edhe më shumë janë ngritur brenda
partisë gjatë periudhës kur e tërë BDI u vu në shërbim të Sulejman Rexhepit për
t’ia ruajt karrigen, ndërsa harruan bijt e kombit në Kumanovë me rastin e ndërhyrrjes
së policisë në lagjen e trimave. Harruan djemt që gjithnjë kanë ndihmuar
popullin e në veçanti BDI kur është kërkuar ndihma e tyre. Arsyet janë të
shumtë për të besuar se BDI po rrënohet për shkak të Sulejman Rexhepit, ngase
Musa Xhaferi, Blerim Bexheti dhe Nevzat Bejta nuk interesohen për BDI aq sa
interesohen për Sulejman Rexhepin. Çdo ditë po bëhet zi e më zi për BDI, pasi
që tani po akuzohet si parti që brenda saj ka grupe bandash që kryejn punë në
zyrat e Ministrave në vend të Ministrave. Veprimet e tilla sigurisht se janë të
arsyeshëm kur erdh deri te largimi i Blerim Bexhetit nga posti i Ministrit të
Drejtësisë. Si të përkrahet ky njeri kur kryebanditi i Gllumovës, Usame
Sulejmani është nip i Reisit, Sulejman Rexhepi. Person që biografia e tyre
regjistron vetëm kriminalitet, narkomani, rekekt, vjedhje, keqpërdimesh, dhe
çka jo?! Rastet e fundit në Kumanovë dhe Strugë ku u regjistruan dy vrasje
ishte goditja e rradhës për BDI brenda vetes. Kush mund të mban dy emra në një
shtet, tjetër emrin në opinion dhe krejtsisht tjetër në regjistrat e shtetit(
në vendin e punës). Artan ( Argëtim) Hasani, zëvendës-drejtor i Drejtorisë për
të Hyra Publike është miku më i ngusht i Mustafa Dautit, atij që në BFI është
për t’ia mbuluar kriminalitetin dhe vjedhjen e Sulejman Rexhepit. Dosja e
Argëtim Hasanit është e njejtë me të Mustafa Dautit, ku ky i fundit njihet se
takohet me njerëz të shërbimit të shtetit. Shumë e qëlluar pyetja se çfarë i
duhet BDI që të lidhet ngusht me Sulejman Rexhepin, kur dihet se ky njeri
dëmtoi tejmase PDSH. A thua detyra e Sulejman Rexhepit është të shkatërron një
nga një partitë politike shqiptare në vend, andaj të shpresojm se kanë marrur
mësim BESA dhe Zijadin Sela. Themi kështu ngase BESA ishte prezent në disa
organizime të Sulejman Rexhepit me të cilat veprime po i fut në lojëra sipas
shemës që është trajnuar nga zyrat e errëta.
No comments: