BOZHINOVSKI SHOKON BFI-NË
KU JE BE O HOXHO! Gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski ka botuar një shkrim me titull “Ku je be hoxho” përmes të cilit argumentohet kriminaliteti në BFI dhe asistencën që ka nga partia shqiptare në pushtet si dhe funksionarë të saj! Zaten po mos të ishte ndihma e BDI-së, pas gjithë atyre skandaleve të Suljeman Rexhepit dhe të tjerëve, punët do të ishin më ndryshe. Bozhinovski mes tjerash thotë se “Me hyrjen në Qeveri të BDI-së, Prokuroria Publike e RM, vite me radhë asiston dhe toleron kriminalitetin në Bashkësinë Fetare Islame, e mbron dhe nuk ngrit proçes kundër Sulejman Rexhepit si organizator kryesor i të gjitha joveprave që po ndodhin nën ombrellën e kësaj organizate fetare, e organizuar si një firmë tregtare. Me botimet seriale në “Burevesnik” hapi rastin për prokurorin e ardhshëm special për të ngritur proçes edhe për gjykatës dhe prokurorë të tjerë të cilët deri në fyt janë në kriminalitet me BFI-në. Kjo është një mundësi edhe për qytetarët e Maqedonisë për të mësuar se çfar njerëz janë në pozita të larta të prokurorisë, të deleguar nga parti politike, në prokurori publike dhe gjykata. Me theks të veçant dua tu tërheq vëmendjen qytetarëve që votojnë për BDI-në, se si ata manipulohen prej tyre dhe nga kush presin drejtësi dhe vendime të drejta.” Ai gjithashtu zotohet se do të vazhdon me publikimin e fakteve përmes të cilave do të shpalosen struktura të organizuara kriminale të cilat veprojnë në Maqedoni dhe vështirësojnë jetën e të gjithve në vend. Më pastaj shton: “Sot do ti publikoj argumentet lidhur me funksionarë të BFI-së, gjykatës dhe prokurorë të cilët bëjnë “plan operativ për kriminalitet nga organizimi i haxhit. Sot biznesin me haxhin në BFIM e bëjnë Reisi, djali i tij, funksionerë të lartë të BDI-së, gjykatës, prokurorë dhe policia sekrete pa të cilën në Maqedoni dhe vende të ngjashme asgjë nuk mundet. Kështu për çdo vit, hoxhallarët në bashkpunim me doktorë, mjekë, gjykatës, inspektorë, humanitarë dhe agjensi turistike, po qarkullojnë miliona evra në korriz të të rëndomtëve, qëllimëmirëve por dhe besimtarëve të tyre, të cilët janë të gatshëm të paguajnë shtrejtë, dhe thuaja se pa përfituar asgjë. Kanë një transfer të thjeshtë nga pika A deri në B, të “pasur” me fjalime dhe lëvdata se si shkojnë në rrugë me mëkate të mëdha dhe se si në shtëpi do të kthehen të pastër. Thuaja sikur në pastrim kimik të shkojnë! Në aktivitetet kriminale të BFI-së, viteve të fundit, fjalën kryesore e ka klani i kryetarit të Gostivarit Nevzat Bejta. Nga atje ishte dhe iniciativa dhe akcioni operativ që Rexhepi të kthehet në BFI pasiqë në pranverë u përzu me shqelma. Nevzat Bejta organizoi kthimin e tij përmes gjykatësve dhe prokurorëve të cilët nën presionin e Ministrisë së (jo)Drejtësisë sollën vendim që Rexhepi të kthehet në selinë e BFI-së, kurse mandati i tij i uzupuar në mënyrë kriminale, pa respektuar ligjin, të pranohet nga gjykata.” Më pastaj gazetari maqedonas Bozinovski publikon edhe një bisedë telefonike të zhvilluar mes të emëruarit për sekretar gjeneral të BFI-së Irsal Jakupi dhe zv. Kryetarit të prokurorisë publike të RM, Miralem Asani, përmes së cilës vërtetohet e tërë ajo që gazetari e thotë më lartë dhe njashtu vërtetohet fakti se Sulejman Rexhepi, BFI-në e shef si një firmë të tijën private dhe lejon që në punët e BFI-së të përzihen edhe djemt e tij! Marrë parasyshë se gjuha e komunikimit mes Jakupit dhe Asanit është shumë e shpifur si dhe për shumicën e lexuesve tanë shqiptarë fare e pakuptimt, do ta publikojmë pjesërisht: “Miralem Asani: Ku je be o hoxho Irsal Jakupi: Ne shpaj tem be vlla. Hahaha. Llafi i kadijes Tej cish bon … Miralem Asani: Do bejsh, shejf fejtu naper pune, mos u ben lesh. Irsal Jakupi: Cish pune. Sdi cish tboj Miralem Asani: Te haxhit fajte turejnin ene tej predvode, mos le tjer. Çim Sula nuk shkon, mere tej udhehiqe. Irsal Jakupi: Kontratat bohen para. Sivjet asni lesh sun boj. Miralem Asani: A be mora. Ka harxhime tjera qe nuk parashikohen. Do shkosh tej me hotelet di besh kontratat, pi atajve do vu thush ka 10-20% per ty qe i con haxhit. Irsal Jakupi: Aj inshallah tej si thue bohet Miralem Asani: Mbasandej di thush ta beje fakturen ma te madhe, tej di japesh dicka ataj. Po cashtu, kur shkon te lidhish kontrat ene mvaret me cellen shkon, mos te shpionire. Si te shkosh tej une do te mcoj si ta besh. Ha bane te shkojm umre ene do lidhim kontrata, atje do te vejsha si keshilltari jot. Irsal Jakupi: Nuk e di be a dem cojn mu, hala taze jom. Miralem Asani: Ball do vu rejsh krejtave. Ani se hyn vet bisedon per keto pun si do shkojn, di thush sivjet si e ke ndermend ti sosim keto pun, si mendon ti kordinojm punet e haxhive. Irsal Jakupi: Do ti thom Lulit. Ma mejr ai Miralem Asani: Nauk, shko vet mos shko nepermjet atij. A kije ndonji ide ta opercaionalizojm? Cfar hoteli ti lidhim kontratat a kije ndonji tendin atje, si don ta bejm. Irsal Jakupi: Ai be i din kto pun mejr. Ene ai ka qon Miralem Asani: Cili lul be, ah lesh ije tej Irsal Jakupi: Djali i tij Miralem Asani: Kur i kije paret me autorizimin e shefit krejt i kije, mos ja fut kot, ene mos shaum me at, se ka pun qe nuk jan ne interes te shefit ti dije djali, a more vesht, duhet i kujdesshem te jesh me gjalin.”/1kliklarg/
No comments: