(Përkitazi me shkrimin reagues me titull “Intervistë rehabilituese për tradhëtarin”, të Shërbimit për informim të BFI në RM, botuar në LAJM, më 30 qershor 2015.)
AFRIM TAHIRI, anëtar i Nismës për reforma në BFI
Ditë më pare për të përditshmen LAJM kasha dhënë një intervistë në të cilën kasha folur për një sërë problemesh që ndodhën e që po ndodhin në BFI në RM. Për të gjitha që i kam thënë mbaj përgjegjësi morale dhe penale. Sepse çdo gjë e thënur është më se e vërtetë. Këtë e di edhe Sulejman Rexhepi por edhe organet e BFI-së. Për të më përgënjeshtruar kishin zgjedhur “autor” Shërbimin për informim! Në mungesë të autorësisë është më lehtë të gënjehet, të shpifet e të shahet zi e më zi. Nuk më erdhi keq që më ishin vërsulur mua sa më tmerroi përpjekja për të ushtruar censure diktatoriale mbi gazetën LAJM. Shoqata e gazetarëve nuk guxon të rrijë kaq indiferent karshi kësaj përpjekje djallëzore të Sulejman Rexhepit, i cili, i mbushur gjithë vrerë kundër LAJMI-it që më kishte dhënë hapësirë për t’u shprehur edhe unë si Lëvizje për reforma në BFI, e kishte shprehur tërë mllefin e vet prej diktatori. Sulejman Rexhepi, duke u fshehur pas Shërbimit për informim, thotë: “Që në krye të “intervistës” shihet që LAJM është në lajthitje të thellë, ose, mbase edhe ka rënë në po atë kurth të shërbimeve në të cilën ka rënë edhe bashkëbiseduesi i tyre të cilin BFI e llogarit vetëm si një bastard dhe asgjë tjetër”.
Tashmë krejt bota e ka të qartë se kush është Sulejman Rexhepi, cili është profili i tij psikik, cilat janë kapacitetet e tija ntihumane, dhe cilat janë synimet e tij grabitqare, duke filluar nga posti i Reisul ulemasë e deri te pasuria e BFI-së! Tani, unë, si teolog, me një përparësi nga Sulejman Rexhepi se jam edhe hafiz i Kur’anit, nuk guxoj që të hesht për ballë kësaj krijese, por, përkundrazi, e ndjej si farz për ta luftuar, për t’i dalur përpara dhe për ta penguar në synimet e veta antiislame. Dhe, meqë i kam dalur përballë kësaj të keqe, sipas Sulejman Rexhepit, qenkam bashkëpunëtor i shërbimeve? I cilit shërbim? I atij shërbimi të cilit me lezet i raporton Sulejman Rexhepi për mjekrrat dhe për BDI-në e Çairit si përkrahëse e “mjekrave”? Tani, të gjithë ata që po e japin kontributin e vet për zbardhjen dhe publikimin e këtyre fakteve të mia të pamohueshme, qenkan bashkëpunëtorë e po atij shërbimi ku qenkam edhe unë? Lajmi qenka radhitur në krah të Sitellit vetëm e vetëm për ta shkatërruar BFI-në. Të gjithë qenkemi shkatërrimtarë, vetëm Sulejman Rexhepi, kryeshkatërruesi i BFI-së na qenka “melaqe”. Estakfurullah!
Unë, sinqerisht shprehi keqardhje për LAJM-in që pa të drejtë u sulmua nga Sulejman Rexhepi i fshehur pas Shërbimit për informim të BFI-së. Nga ana tjetër, ndjehem krenar që kjo gazette kombëtare i dha hapësirë edhe mendimit tjetër, mendim ky që me asnjë fjali të Sulejman Rexhepit prapa Shërbimit, nuk është demantuar dhe mohuar. Unë, publikisht e kam ftuar dhe, ja ku po e ftoj edhe një here Sulejman Rexhepin, zgjidh cilindo media dhe dalim e i ballafaqojmë të vërtetat: ti për mua unë për ty!
Përndryshe, do të shihemi së shpejti në gjyq ku do të detyrohet Sulejman Rexhepi të dëshmojë se si qenkam unë bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete, duhet t’i sjellë në gjyq edhe ato vëllime të librit “Rruga drejt suksesit” dhe ta tregojë emrin tim si përkthyes, apo, cilindo libër me këtë titull ku unë qenkam përkthyes. Dhe, paramendone, në fakt unë nuk jam përkthyes por, edhe sikur të isha, edhe puna intelektuale e pengon Sulejman Rexhepin. Do të dëshmojë për të gjithë ata familje që i paskam djegur unë përmes këtij libri. Sulejman Rexhepi në gjyq do të dëshmojë se kë e kam vrarë dhe kë e kam prerë në BFI duke qenë në pozicionin e sekretarit të këtij Institucioni. Duhet të dëshmojë se me cilët gazetarë kam bërë pakt për ta dëmtuar BFI-në.
Duke pasur konsideratën ndaj kohës së shtrenjtë të lexuesve të LAJM-it por edhe ndaj hapësirës së çmushme të faqes së gazetës, po e përmbyll këtu këtë reagim duke e ftuar edhe një herë Sulejman Rexhepin, të cilin e sfidoj me një thes dokumente e argumente që e flasin vetëm të vërtetën kundër tij. Nëse edhe ai ka qoftë edhe vetëm një dokument, le ta bëjë publike! Të vetmet “argumente” të tij ngelin sharjet e psita, ofendimet, shpifjet dhe trillimet e denja për një shpirtligë! Zatën, pesë vite më parë, duke e përdoru këtë metodë të ulët kundër ish-shefit të kabinetittë tij, z. Muhamer Veselit, përfundoi në gjyq. Më 3 qershor të vitit 2010 gjykata do ta dënojë penalisht Sulejman Rexhepin për shpifje. Ky vendim i gjyqit do të bëhet i plotëfuqishëm më 24 janar të vitit 2011 dhe MuamerVeseli do ta fitojë lëndën. Prandaj, kësaj radhe, duke e ditur se sërish do të humb në gjyq, Sulejman Rexhepi përdor autorësinë “Shërbimi për informim”! Tani, i dëshmuar si shpifës i llojit të vet, mundohet që këtë nofkë t’ia mvesh tërë Institucionit të BFI-së, pra, të gjithëve që punojnë aty. Ta mbajnë pra, me shëndet!
Marrur nga lajmpress
No comments: