Nuk
ka kaluar një muaj që kur Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të Reisul Ulemasë
së BFI-së në RM, ndërmorri hapa të gabueshme policore e gjyqësore për të na larguar
nga vendet e punës! Me kismet dhe me ndihmën e Zotit që të gjithë do të kthehemi
në po ato pozicione ku kemi qenë, pavarësisht përpjekjeve djallëzore të Sulejman
Rexhepit për të na diskredituar gjithnjë e më shumë. Ka zgjedhur rrugën e
diskreditimit nëpër ndeja e takime, nëpër të tilla situatë ku askush nuk mund t’i
kërkojë argument e dokument për atë që flet. Fillimisht arriti që të krijojë një
mashtrim optik edhe ndër mediat tona, të cilat shumë shpejt dhe lehtë u “zgjuan” nga ajo “magji sulejmaneske” dhe,
gjithnjë e më shumë u vetëbindën se nuk ishte kurrfarë e vërtete ajo që mundohej
ta plasonte në opinion Sulejman Rexhepi.
Ne,
të larguarit dhunshëm nga vendet tona të
punës, krijuam Nismen për reforma në BFI dhe, po e ndjejmë se kjo kohë e
reformave të mëdha po afrohet gjithnjë e më shumë. Këtë obligim të sinqertë dhe
tepër fisnik bashkë me ne nisën ta ndajnë shumë portale dhe media nga vendi,
nga Shqipëria, nga Kosova, ngaTurqia, nga Perëndimi e Lindja si mediat: World
News, Al Arabie, madje edhe CNN në faqen elektronike të së cilës u rifreskua
“klipi” që flet për një megalomani të tmerrshme të Sulejman Rexhepit.
Ne,
si Lëvizje, ndjejmë obligim moral e shpirtëror që t’i falënderojmë të gjithë
ato portale e media që u vunë kush në shërbim të së vërtetës e kush në fushatë kundër
Sulejman Rexhepit, si e keqja më e madhe e komunitetit tonë fetar.
Duke
u betuar në Zot e në gjithçka të shenjtë, nënvizojmë që, 90% nga ato portale nuk
dimë se kush janë, dhe kush qëndrojnë prapa tyre. Thjesht i llogarisim si dashamirë
të fatit të mëtejmë të islamit në këtë nënqiell dhe të myslimanëve të vendit. Sinqerisht
nga zemra falënderojmë: TVM2, TV ERA, RADIO SHKUPI, INA, ALMAKOS, gazetën LAJM,
gazetën KOHA, AKTUALE, DREJTIMI, SKUPI24, TETOVASOT,1KLIKLARG, LAJMI1, DITARI,
ANADOLU
AGENCY(shqip), FOKUSINEWS, TETOVA1, INFOSOT, BALKAN-NEWS, PORTALB,
YENIBALKAN, TVGLOBI(Gostivar), KLAN.MK, KMM, VULA LAJM, ALKOILL,
SHQIP.REPUBLIKA, TESHESHI, si dhe profile të ndryshme në rrjetet sociale të
cilat me saktësi bartin qëndrimet tona nga FB faqja jonë Muftinia e Shkupit
NISMA, apo nga fb profilet tona personale!
Kërkojmë
ndjesë nëse kemi harruar ndonjë portal a media dhe nuk ia zumë emrin. I falënderojmë
edhe ato media të cilët,duke menduar se mund t’i kontribuojnë qetësisë së situatës
duke qëndruar sa më larg, nuk u lëshuan në esencë të problemit.
Falënderojmë me gjithë shpirt edhe ato portale e media që na kritikojnë
e na qortojnë, sepse kritikat dhe qortimet e tyre publike i konsiderojmë si shumë
të dobishme për ne të Lëvizjes, të cilët kemi marrur një rrugë shumë të rëndësishme
për fatin e BFI-së dhe të pjesëtarëve të saj.
Lusim
Allahun xh.sh. që këto ditë të Ramazanit t’i kaloni të mbara dhe në paqe!
Paçi
bekimin e Zotit të Plotëmëshirshëm.
Myftiu
i Shkupit, H. Ibrahim Shabani,
Udhëheqës
i Nismës për reforma në BFI të RM-së
No comments: