Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

OKB (AA) - SHBA pas rritjes së sulmeve me gaz klorin kohët e fundit në Siri ka përgatitur një projekt-rezolutë për Këshillin e Sigurimit të OKB-së e cila përcakton palët që përdorin këto lëndë kimike dhe ia ka paraqitur anëtareve të Këshillit, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) kishte përcaktuar më parë se në konfliktet në Siri janë përdorur në mënyrë të përsëritur dhe sistematike lëndët helmuese, por përgjegjësitë e këtyre sulmeve nuk ishin përcaktuar. SHBA ka kaluar në veprim për përcaktimin e përgjegjësve.
Në projekt-rezolutën e shpërndarë ndaj anëtarëve të Këshillit për përcaktimin e përgjegjësve duke u krijuar një mekanizëm i përbashkët nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon me Drejtorin e Përgjithshëm të OPCW, Ahmet Üzümcü, pritet që brenda 15 ditëve ti paraqitet për miratim Këshillit.
Në projekt-rezolutë nga ekipi i hetimit i cili do të miratohet nga Këshilli kërkohet që të identifikohen të gjithë individët, grupet dhe qeveritë që kanë të bëjnë me përdorimin, organizimin, sigurimin e kimikateve të armëve kimike në Siri dhe brenda 90 ditëve të paraqesin një raport ndaj Sekretarit të përgjithshëm.
Gjithashtu theksohet se koha hetimit do të jetë 1 vit dhe nëse do të jetë e nevojshme mund të zgjatet dhe se në lidhje me përgjegjësitë do të merren masat në kuadër të Kapitullit 7 të Kartës së OKB-së.
Përfaqësuesja e Përhershëm e SHBA-Së në OKB, Samantha Power, në një deklaratë në profilet e saj në median sociale, u shpreh se të gjithë anëtarët e Këshillit janë në të njëjtin mendim në çështjen se përdorimi i armëve kimike në Siri kërcënon sigurinë ndërkombëtare.
Power gjithashtu ka theksuar se se për përcaktimin e përgjegjësve të këtyre sulmeve duhet të krijohet në mënyrë urgjente një mekanizëm i pavarur.
Anëtarja e përhershme e KS-së të OKB-së, Rusia vitin e kaluar kishte vendosur veto ndaj projekt-rezolutës e cila kërkonte dërgimin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të palëve që kryejnë krime lufte në Siri.
Për pranimin e këtij projekt-rezolute, ku pritet që të nisin bisedimet javën e ardhshme duhet mundësuar bindja e Rusisë e cila për 4 vite me rradhë mbështet në të gjitha rrethanat regjimin e Asadit.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top