Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

“Ti ishe po ai personi që në gara kuranore të organizuara nga Myftinia e Shkupit keqpërdore foltoren përmes arrogancës, ai që foli me një intonacion prej agresiviteti, ai që kërkoi mejdan atyre që punan pa rreshtur në përparimin e institucionit të BFI-së! Ai që festën e fëmijëve të mektebeve pjesëmarrës në gara, e shndërrove në arenë turpi, ai që arriti të frikëson vetëm fëmijët! Sjellja jote jo islame dhe sharja në dalje, ishte kulmi i të gjithave! Dëshmi shtesë se je në një lajthitje të plotë dhe shkaktar i të gjithave që ndodhën më vonë!”

Samet AVDIU

Është më se e vërtetë se opinioni i gjerë është mësuar me skandalet e Sulejman Rexhepit, njeriu i cili akoma po e mban pezull këtë institucion fetar, institucion ku duhen kultivuar vlerat fetare, institucion ku duhet burojë uniteti si dhe duhet zgjedhur se çfarë duhet të flitet. Unë një kohë të gjatë besoja se institucioni Bashkësia Fetare Islame po hapëron drejtë një imazhi të përsosur duke njohur angazhimin e disa të punësuarve në këtë institucion. Njeriu i cili më së shumti paguhet nga besimtarët, pra Sulejmn Rexhepi, në vend se të mbaj përgjegjësi më të madhe, ai punon në rrënimin e imazhit të këtij institucioni.  Gjatë mandatit të tij përveç përçarjes nuk i solli gjë tjetër këtij institucioni, duke fyer rëndë të gjithë ata që nuk mendojnë si ai, duke mos përjashtuar as bashkpuntorët e tij, e të mos flasim për partitë politike, mediume etj.
Para disa ditëve, i ashtuquajturi Reisul Ulema kërkoi nga Valentina Bozhinovska të kërkoj falje rreth një deklarate të saj e lidhur me atë që lutjet nëpër xhami të bëhen në gjuhën maqedone. Ne nga deklarata e saj nuk duhet befasuar sepse ajo i përket një feje tjetër dhe nuk ka njohuri mbi parimet e fesë islame. Unë po i drejtohem Sulejman Rexhepit, vallë Ju personalish a iu kërkuat falje hoxhallarëve që shatë për gra dhe familje, të cilat sharje personalisht i dëgjova nga gjuha yte!? Një sharje e tillë nga një njeri që thirret se përfaqëson gati një milion qytetar të komunitetit musliman, fillimisht, sa është islame, pastaj etike dhe morale!? Unë nuk kam mundur tu besoj veshëve të mi se një sharje e tillë mund të dëgjohet nga një hoxhë, e të mos flas nga një që veten e llogarit Reis! Andaj, më vie keq, por një njeri me veti tuat, pa u penduar, dhe pa kërkuar falje për sharjet, nuk ka të drejtë dikuj ti kërkon që të kërkon falje!  Së pari duhesh të jesh i falur nga Muftiu Ibrahim Shabani dhe nga gjithë hoxhallarëve që ke sharë.
“Ti ishe po ai personi që në gara kuranore të organizuara nga Myftinia e Shkupit keqpërdore foltoren përmes arrogancës, ai që foli me një intonacion prej agresiviteti, ai që kërkoi mejdan atyre që punan pa rreshtur në përparimin e institucionit të BFI-së! Ai që festën e fëmijëve të mektebeve pjesëmarrës në gara, e shndërrove në arenë turpi, ai që arriti të frikëson vetëm fëmijët! Sjellja jote jo islame dhe sharja në dalje, ishte kulmi i të gjithave! Dëshmi shtesë se je në një lajthitje të plotë dhe shkaktar i të gjithave që ndodhën më vonë!
Mundohesh ti heshtësh të gjithë, por duhet të harrosh njëherë dhe përgjithmonë se nuk do të arrish ta heshtësh të vërtetën. Gjithsesi se luftëtarë për të vërtetën do të ketë gjithmonë.

Autori është jurist i diplomuar
në prag të përfundimit të shkallës së tretë të studimeve Master në UEJL.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top