Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

A i duhet BFI-së një udhëheqës si Sulejman Rexhepi i cili, duke u nisur nga logjika e gjakmarrjes, e besës, e tradhëtisë, duke i trashëguar tiparet arkaike, ai e përvetëson komplet BFI-në madje “në mbrojtje” i del me anëtarët e familjes së vet, duke dëshmuar me këtë se ai BFI-në e koncepton si pronë të veten familjare

Shpëtim Berisha

Është tejkaluar numri 25 mijë komenteve, shkrimeve, analizave, intervistave, vleresimeve, përshtypjeve etj, të shkuar nga mbi 5000 persona të ndryshëm e të gumbulluar tashmë në një faqe elektronike të titulluar “Të gjithë për çlirimin e BFI-së nga Sulejman Rexhepi”! Dhe, krejt ky rrebesh shkrimesh për një kohë relativisht të shkurtër, që nga momenti kur Sulejman Rexhepi publikisht ua shau hoxhallarëve nënat dhe gratë, me fjalët nga më të pistat. 
Çuditërisht, BFI në RM, me mbi 180 të punësuar, administrator, myftinjë, koordinatorë, profesorë, magjistra, doktorë, drejtorë e dekan, asnjë prej tyre nuk i doli në mbrojtje publike Sulejman Rexhepit, qoft me një shkrim sipërfaqësor. Dolën nja dy shkrime, më tepër kundër të nderuarit prof.Ali Pajziti se sa në mbrojtje të Sulejman Rxhepit, dy shkrime anonime, edhe pse njëri vinte nga FSHI që ka dekan, doktora e magjistra. Sulejman Rexhepin nuk e do askush, kurse të gjithë i lëpihen sepse ia njohin karakterion konfliktuoz, ia njohin gatishmërinë për të ndëshkuar pa kurrfarë procedure të rregullt, duke shkelur kushtetutë e rregullore të BFI-së, ia njohin metodat e pista të shandazhit prandaj dhe, askush as nuk e përkrah por as nuk e sulmon. Realisht, të gjithë e dinë që BFI-së nuk i duhet një udhëheqës si Sulejman Rexhepi.
Pra, Sulejman Rexhepi sot më tepër është barrë, është një hendikep, se sa një aset për BFI-në. Sot Sulejman Rexhepi më shumë e gërryen, e rrënon BFI-në, duke e vjedhur e duke e sakatosur, se sa që është në gjendje ta mbrojë e ta mbindërtojë.
Ja një krahasim tepër i thjeshtë! Për këto vite që drejtoi BFI-në, Sulejman Rexhepi nga buxheti i këtij Institucioni nuk shtoi qoftë edhe një metër katëror vakëf, ndërsa pasurimi i vet personal dhe familjar shkoi në miliona euro. 
BFI-së nuk i duhet një udhëheqës si Sulejman Rexhepi i cili tallet dhe përqeshet nga të gjithë liderët fetarë të rajonit dhe më gjërë. 
BFI-së nuk i duhet një udheheqës si Sulejman Rexhepi i cili, nëpër takime shumë të rëndësishme ku debatohet për perspektivën islame dhe kombëtare, 50 për qind të kohës ia kushton facebukut dhe 50 për qind të kohës tjetër i malltreton të pranishmit duke ju folur për komunikimet e tij me njerëz të ndryshëm nëpër facebuk, biseda këto që anojnë kah minimi i qëllimit të takimeve shumë të rëndësishme për fe e për komb.
A i duhet BFI-së një udhëheqës si Sulejman Rexhepi i cili nga gjenerata e vet është tërësisht i lënur në vetmi, pikërisht për shkak të sjelljeve të tij të kultivuara qysh në rini e që konsistojnë në dallavere, në ofendime, në sharje, në fëlliqje të gojës, në spiunim, në intriga, në përçarje e në linçime.
A i duhet BFI-së një udhëheqës si Sulejman Rexhepi i cili, duke u nisur nga logjika e gjakmarrjes, e besës, e tradhëtisë, duke i trashëguar tiparet arkaike, ai e përvetëson komplet BFI-në madje “në mbrojtje” i del me anëtarët e familjes së vet, duke dëshmuar me këtë se ai BFI-në e koncepton si pronë të veten familjare, ndërsa të punësuarit dhe eprorët e vet si robër që natë e ditë duhet të jenë në shërbim të tij.
“Libri i vdekjes” i shkruar këtu e 4 mij vjet më parë e i gjetur më vitin 1871 në një varr të një faraoni lokal, sot nga psikologë e parapsikologë shërben për ta zbërthyer personalitetin e një tipi të këtillë siç është Sulejman Rexhepi.
Udhëheqësi me tipare faraoni, siç është Sulejman Rexhepi, i frikësohet vdekjes për dy arsye: sepse dëshiron të sundojë, të vjelë, të eksploatojë, të shtyp e të vrasë pakufi, përjetë dhe, i frikësohet sepse në botën tjetër duhet të japë llogari. Por, për punën e llogarisë tipat me mentalitet prej faraoni, kanë edhe zgjidhje djallëzore. Në këtë botë shoqërohen ngusht me vjedhës, me gënjeshtarë, me vrasës dhe me të pamoralshëm. Në këtë botë, personat e këtillë me personlitet të dobët i përgatit që gjithnjë të sakrifikohen për të, madje edhe deri në pranim të të gjitha fajeve të udhëheqësit. Në subkoshiencën e vet Sulejman Rexhepi e ka të mohuar Zotin, sepse thellësisht ëshë i bindur që me vete, në Ditën e Gjykimit, do t’i ketë edhe këta miq të ngusht. Në botën tjetër, kur të jep llogari do të thotë: Unë kurrë nuk kam vjedhur! Ky po, ja ku e keni, merreni. Unë kurrë nuk kam sharë! Ky po, ja ku e keni, merreni. Unë kurrë nuk kam vjedhur! Ky po, ja ku e keni, merreni. Unë kurrë nuk kam vrarë, as nuk kam shtënë me armë! Ky po, ja ku e keni, merreni. Unë kurrë nuk kam shkuar me gra të huaja! Ky po, ja ku keni, merreni… Mjer kjo zemër kaq e zezë!
BFI-së nuk i duhet një udhëheqës si Sulejman Rexhepi, i cili, çdo dashamirë të devotshëm, i cili është në gjendje të japë një konribut të sinqertë e që do të jetë në të mirë të BFI-së dhe që nuk i leverdisë Molla Sulës, menjëherë do ta etiketojë si përçarës të BFI-së dhe të unitetit të myslimanëve. Sulejman Rexhepi nuk po e kupton se, sot për sot, po funksionon një unitet i paparë më herët i cili konsiston në dëshirën e flaktë që sa më parë të çlirohen nga ky “udhëheqës” i pashpirt. Sot nuk mundesh t’i gjeshë 2.5 shkrime që flasin pozitivisht për pofilin e Sulejman Rexhepit ndërsa janë grumulluar mbi 25 mijë shkrime që flasin negativisht për të. Unitet më të madh të myslimanëve nuk ka pasur ndonjëherë. Kryeneçësia, babëzia dhe budallallëku i Sulejman Rexhpit, veç tjerash, flet edhe për injorimin e tij që ia bën familjes së vet të cilët e lusin që të heq dorë nga BFI-ja për hirë të ardhmërisë së tyre të qetë. Sulejman Rexhpit nuk i intereson as familja e vet, as përpjekja e tyre për një të adhme të qetë, të panjollosur, realisht nuk i interesojnë as muslimanët e vendit, nuk i intereson as islami dhe as BFI-ja. Thjesht, atij i intereson që të ngelë sa më gjatë në front kundër të gjithë atyreve që nuk e pranojnë për udhëheqës por që e zhveshin duke ia përfolur dhe publikuar të bëmat e tij jo njerëzore, jo islame, të denja për një maniak që është në gjendje t’i shpallë luftë edhe Zotit. E theftë qafën e vet. 
 Marrë nga VulaLajm


About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top