Hiqen rrethojat me kryqe prej te Qeveria
Qeveria të premten ka hequr rrethojat e vendosura një ditë më parë. Megjithëse nuk ka shpjegim zyrtarë për këtë, jozyrtarisht merret vesh se shkak për heqjen e tyre janë bërë reagimet e qytetarëve pasi majat e hekurave rrethues ishin bërë në formë të kryqit. Dhe pikërisht për këtë edhe nuk kanë pushuar reagimet kundër nëpër rrjetet sociale. Bëhet fjalë për hekura rrethues në gjatësi prej dy metrash dhe i gjithë projekti rrethues i Qeverisë së bashku me bazamentet prej betoni duhej të kushtojë 700 mijë euro. Fotografitë e bëra të premten para objektit qeveritar, lanë të kuptohet se pjesa e rrethojës që u vendos gjatë ditëve të kaluara u hoq, por pa një shpjegim zyrtar lidhur me këtë veprim. Qeveria kishte filluar vendosjen e rrethojës me hekur të farkuar me stilin barok në kuadër të vazhdimit të projektit famoz Shkupi 2014./koha/
No comments: