Institucionet zyrtare ende nuk kanë dhënë ndonjë reagim në lidhje me këtë njoftim.
TUNIS (AA) - DAESH ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një hotel në qytetin Susa në Tunizi, ku u vranë 39 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
"Një sulm cilësorë kundër bashkimit të kryqëzatave është organizuar në Susa, në të cilin u vranë dhe u plagosën dhjetëra persona ", shkruhet në një postim në rrjetet sociale.
Bashkë me këtë postim është vendosur edhe një fotografi ku shkruhet: “Ushtari i kalifatit, Abu Jahja al-Kayravani”. Ndërkohë në këtë postim është shkruar se sulmi ia ka arritur qëllimit të tij.
Institucionet zyrtare ende nuk kanë dhënë ndonjë reagim në lidhje me këtë njoftim.
Ministria e Punëve të Brendshme të Tunizisë deklaroi se sulmi ishte kryer nga një student nga qyteti Kayravan i Tunizisë.
Ministria e Shëndetësisë së Tunizisë thekson se në mesin e 39 njerëzve të vrarë janë shtetas të Tunizisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Belgjikës. Gjithashtu janë edhe 39 persona të plagosur.
No comments: