Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kur i pacipi e ka lehtë të gënjejë.
Sulejman Rexhepi, pa fije turpi gënjen Institucionet e Shtetit Shqiptar, apo mbase edhe e ka urdhër nga Mijallkovat e tij që të fusë huti ndër Institucionet shtetërore të Shqipërisë.
Kohë më parë, falë iniciativës dhe përpjekjeve të parreshtura të Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, Afrim Tahirit, ky Institucion doli me një projekt që e bëri lider në Ballkan dhe më gjërë.
Këtë madje e pranuan edhe shumë diplomat të akredituar në RM.
Bëhet fjalë për Projektin origjinal i cili ka të bëjë me sensibilizimin e opinionit të gjërë lidhur me vlerat e mirëfillta të fesë Islame, dhe, përmes këtij sensibilizimi deri te ndikimi i gjërë mbi popullatën e vendit që të heqin dorë nga pjesëmarrja në luftërat e huaja.
Meqë u raportua se në radhët e ISIS-it kishte edhe muslimanë, respektivisht, shqiptarë nga Maqedonia, Projekti përfshiu edhe komponentin e risocializimit të tyre në rastë se do të ktheheshin të gjallë por edhe destigmatizimin e familjarëve të cilët janë prekur nga kjo dukuri me pasoja për krijimin e një vokabulari antiislam.
Natyrisht, pa përfshirjen e shoqërisë civile, pa përfshirjen e organizmave lokale të gjitha projektet mbeten vetëm si “fjalë të bukura”! Prandaj, që në start, Afrim Tahiri kishte insistuar që të krijohen asociacionet e pavarura por që do të ishin në bashkëpunim të ngushtë me BFI-në.
Ky projekt, dhe kjo iniciativë e BFI-së, konkretisht e Afrim Tahirit, mori dhenë dhe u komentua nëpër shumë media të vendit dhe më gjërë.
Së këndejmi, mbi baza të këtyre informacioneve, ftohet të marrë pjesë edhe i vetëshpalluri “Reisul Ulema” i BFI, Sulejman Rexdhepi, madje ftesën e merr nga ministri shqiptar i punëve të brendshme Saimir Tahiri, madje pikërisht kur në Maqedoni plasën avari të shumta rreth kësaj figure tejet kontraverze.
U publikuan dokumente të keqpërdorimit finansiar por edhe dokument ku Sulejman Rexhepi del si bashkëpunëtor i satrapit të shqiptarëve të Maqedonisë, Sasho Mijallkovit.
Megjithatë, i pacipi mbetet i pacipë, nuk e ka dert të gënjejë, nuk e ka dert të manipulojë edhe para organeve shtetërore kombëtare.
Prej tij, sikur ishte kërkuar që të flaës mbi përvojat e BFI-së që përmes asociacioneve të veta ta luftojë ekstremizmin e dhunshëm si dhe terrorizmin.
Pa fije turpi, del para auditoriumit të respektuar dhe thotë se këtë projekt po e zbaton përmes:
1) Unioni të Rinisë Muslimane:
2) Shoqatës së Grave Muslimane:
3) Shoqatës së Ulemave të Maqedonisë dhe, i tërë projekti që do të realizohet nga OH HILAL:
Në kuadër të BFI-së nuk ka kurrfarë asociacioni me emrin Union i Rinisë, nuk ka as asociacion grashë.
Kur deshti t’i themelojë këto dy asosciacione sekretari i Përgjithshëm i BFI-së Afrim Tahiri, Sulejman Rexhepi e stopoi iniciativën duke e shkarkuar nga puna atë.
Shoqata e Ulemave është fantom shoqatë, një mashtrim i kulluar, sepse është “shoqatë individ” që drejtohet nga truproja e Sulejman Rexhepit sa për të shplarë para të pista.
Po ashtu, edhe OH HILAL për momentin është “organizaqtë individ”, ka vetëm një “drejtues” matrapaz i cili tërë këtë organizatë e ka shndërruar në biznes privat të fëmijëve të Sulejman Rexhepit.
Këto ditë për këto fakte është shkruar dhe dokumentuar gjërësisht. Aktiviteti i fundit i kësaj Organizate ka qenë shpërndarja e ndihmës së siguruar nga “Islamic Reliev”, të cilët, pasi hetuan se u grabitën nga Sulejman Rexhepi, hoqën dorë nga bashkëpunimi i mëtejmë me BFI-në.
Sulejman Rexhepi, pa fije turpi gënjen Institucionet e Shtetit Shqiptar, apo mbase edhe e ka urdhër nga Mijallkovat e tij që të fusë huti ndër Institucionet shtetërore të Shqipërisë.
Një gjë e këtillë do të ishte diç shumë e vogël nga i pacipi.
Është ora e fundit që të izolohet edhe nga kombëtarët, siç është i izoluar nga ndërkombëtarët e vendit, sepse, kjo farë figure kontraverse vërtet që e ka tepruar! Ka nisur të bëhet shumë i dëmshëm edhe në rrafshin e interesave kombetare./Lajmi1/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top