Nga Aurel Rakipllari - Në traditën e shqiptarit është e pahijshme, madje e ndaluar që të flasësh për një njeri i cili sapo ka vdekur. Por në trevat shqiptare ka nga ata njerëz apo media që nuk duan t'ia dinë as për zinë dhe as për ndjenjat e tjetrit.
Kur nuk ishin varrosur ende të rënët në konfliktin e Kumanovës një gazetë në Kosovë nxorri lajmin se i njëjti grup kishte planifikuar sulme edhe në territorin e Kosovës, më saktë në Burgun e sigurisë së lartë të Gërdofcit në Podujevë. Sipas gazetës, që citonte burime qeveritare, ata do të mundësonin lirimin e disa të burgosurve të rrezikshëm, të cilët më pas do të shkonin në Siri.
Pra me pak fjalë, po kërkohet ti jepen ngyrime xhihadiste të gjithë ngjarjeve të 9 dhe 10 majit në "Lagjen e Trimave" dhe atë çfarë ka pasuar pas saj. Një tentativë e shëmtuar kjo pasi në asnjë moment nuk është parë diçka e tillë te personat e përfshirë në "Grupin e Kumanovës". Në të gjitha deklaratat publike dhe jopublike të tyre në asnjë moment nuk ka patur ngjyrime me karakter fetar, por vetëm atdhetar.
Është e vërtetë që 10 personat e vrarë në këtë ngjarje i përkisnin fesë islame, ashtu si pjesa dërrmuese e shqiptarëve, por kjo nuk do të thotë se duhet lidhur patjetër me xhihadin.
Të shkelësh ndjenjat e miliona shqiptarëve për hir të reklamimit "bukur" para perëndimorëve jo vetëm që është e shëmtuar, por shkel rëndë ndjenjat e familjarëve të të rënëve, familjarëve të personave që kanë djemtë e tyre në burgjet e Maqedonisë si dhe shkel idealet kombëtare.
Do të jetë hetimi ndërkombëtar ai që do të zbardhë të vërtetën e "Kumanovës" ndaj deri atëherë le të jemi të duruar dhe të mos bëjmë deklarata boshe dhe të pahijshme. /albeu.com/
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Kosovë
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Situatë e tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë. Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve, por edhe ndaj gazetarëve...
-
Opinionistja Adelina Marku konsideron se, Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë pushtetit prej më shumë se një dekade ka varfëruar dhe b...
-
Çka i pjerdhi mendja këtij farë sklerotipi që të pozicionohet në anën e krimit dhe kundër fakteve të pamohueshme turke që e zbardhën vras...
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e re në të cilën autori thotë se gjenden Musa Xhaferi dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Di...
-
Tani ka ardhur koha që të gjithë të cilët janë pro NATO-s dhe BE-së të mbështesin ndryshimet dhe së bashku, vetëm së bashku ta çojmë Maq...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: