Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Militantët e armatosur në një sulm të ndërmarrë në fundjavë i cili ndodhet 85 kilometra largësi me kryeqytetin Maiduguri kanë vrarë 43 persona, ku në mesin e viktimave ndodheshin 2 fëmijë.

LAGOS (AA) - Në një sulm të ndërmarrë nga militantët e Boko Haram në rajonin Borno në verilindje të Nigerisë kanë humbur jetën 43 persona, ku mes tyre dhe fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitarët okularë, kanë pohuar se militantët e armatosur në një sulm të ndërmarrë në fundjavë i cili ndodhet 85 kilometra largësi me kryeqytetin Maiduguri kanë vrarë 43 persona.
Militantët iu kanë vendosur zjarrin shtëpive dhe ndërtesave të institucioneve në rajon, ndërsa mësohet se në mesin e viktimave ndodheshin 2 fëmijë.
Ushtria nigeriane me mbështetjen e trupave të Nigerit dhe Çadit rimori nga kontrolli i Boko Haram rajonet Adamawa, Borno dhe Jobe. Ushtria muajt e kaluar shpëtoi afërsisht 1 mijë persona të cilët mbaheshin si robër nga organizata në pyllin Sambisa.
Sipas Kombeve të Bashkuara që nga fillimi i vitit 2014 e deri tani në sulmet e ndërmarra nga Boko Haram në Nigeri kanë humbur jetën mbi 7 mijë e 300 civilë.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top