ANKARA (AA) - Një total prej 230 personash, duke përfshirë edhe shtetasit turq, janë evakuuar dhe nisur në një fluturim për në Stamboll nga Aeroporti Ndërkombëtar i Jemenit në kryeqytetin e vendit, Sana, konfirmoi nëpërmjet një statusi në Twitter, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, gjatë të dielës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve të Anadolu Agency në Jemen, nga të 230 pasagjerët e evakuuar, 185 janë qytetarë turq të cilët janë evakuuar në një avion të Turkish Airlines.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu në mesazhet e tij të Twitter në gjuhën turke ka falënderuar të gjithë ata që janë përfshirë në përpjekjet për të evakuuar shtetasit turq nga Jemeni. Çavusoglu gjithashtu theksoi se Turqia jo vetëm që po i largohen qytetarët e saj nga ky vend, por është duke kontribuar edhe në evakuimin e qytetarëve të vendeve të tjera.
"Ne nuk jemi vetëm duke ndihmuar qytetarët tanë, por ne jemi gjithashtu atje për të ndihmuar edhe qytetarë të tjerë të cilët janë duke kërkuar ndihmën tonë", theksoi Çavusoglu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, njoftoi dy ditë më parë se ka evakuuar 55 qytetarë turq nga qyteti Aden në Jemen, të cilët bëhet e ditur se tashmë kanë mbërritur mbrëmë në shtëpitë e tyre.
Pasi Presidenti jemenas Abd-Rabu Mansur Hadi bëri thirrje vendeve të Gjirit për të mbrojtur Jemenin, forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite filluan me sulme ajrore mbi pozicionet e Husive më 26 mars. Shumë qytetarë të huaj janë evakuuar nga ky vend, ndërkohë janë mbyllur edhe disa ambasada për arsye sigurie.
No comments: