Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska pa përgjigje konkrete për indikacionet për manipulimet zgjedhore në Kumanovë dhe qytete të tjera, e as për vonesën e ekspertizës për autenticitetin e telefonatave që publikohen nga opozita. Jankullovska insiston se bëhet fjalë për biseda të krijuara dhe montuara. E pyetur se përse MPB-ja deri tani nuk ka hulumtuar vërtetësinë e bisedave duke pasur parasysh se ky Institucion posedon pajisje bashkëkohore për një gjë të tillë, Jankullovksa me përgjigje.
‘MPB-ja punon ekskluzivisht sipas rregullave të këtij shteti. Deri tek ne askush nuk ka paraqitur asnjë akuzë apo material. MPB-ja nuk mundet të bëhet instrument i opozitës për arritje të qëllimeve të saja politike. Atëherë kur një institucion zyrtar ashtu siç obligojnë ligjet do të kërkojë prej neve, nëse kërkon prej neve, do të japim mendim. Interesat shtetërore dhe dokumentet me nivel adekuat të klasifikimit nuk klasifikohen apo deklasifikohen nën asnjëfarë presioni, përfshirë këtu edhe presionin e opinionit’, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.
Jankullovska nuk komentoi as termet fyese ndaj shqiptarëve që kishte përdorur në telefonatat e publikuara nga LSDM-ja në Kumanovë. E pyetur nga Alsat-M për termin “shiptari”, që e përdor në disa telefonata, ajo kërkoi që të ruhet niveli i komunikimit.
‘Nuk ua kuptoj pyetjen. Ju po jepni deklaratë tuajën, përshtypje tuajën, duke përdorur një fjalor që ju mendoni se është adekuat. Por unë nuk mendoj se duhet ta lëshojmë në këtë nivel debatin publik, dhe të diskutojmë në mënyrë që ju diskutoni në publik. Duhet të qëndrojmë në një nivel minimal komunikimi, unë do ju bëja thirrje që të ruani standardet profesionale’, shtoi Jankullovska.
Në bisedat që publikoi LSDM-ja ditë më parë, Ministrja e Brendshme Jankullovska me ministrin e Shëndetësisë Todorov ka fyer shqiptarët por edhe qytetarët romë.
Nikolla Todorov- Nuk mbaroi ajo??
Gordana Jankullovska- E po nuk mbaroi, ti i kishe dhënë për të tjetër që ishin jo për shiptarët, për shiptarët./almakos/
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Situatë e tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë. Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve, por edhe ndaj gazetarëve...
-
Nëse ngjarja e Bedrit kishte për qëllim themelimin e idesë islame, parimet, mësimet, atëherë bedri ynë është përkujdesja në zhvillimin e ...
-
Gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të bujshme në emisionin të “Pa Ekspozuarit” të Ylli Rakipit dje në mbrëmje në Ora News, duke thek...
-
Kombëtarja e Portugalisë fitoi titullin e kampionit të Evropës. Pas plotë 120 minutave Portugalia e mposhti me rezultat 1:0 Francën, në fi...
-
Bashkimi Demokratik për Integrim si një nga organizatat politike më të suksesshme në historinë e Maqedonisë së Veriut, lindi si nevojë e koh...
-
Ndër 20 kompanitë më të mëdha të botës, 9 janë nga fusha dixhitale Komisioni Europian paraqiti dy drafte të reja për vendosjen e tak...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: