“4 vjet më parë, kur u përballa me Ramën për Bashkinë e Tiranës, kam shprehur bindjen se Kryeministri në hije nuk duhet të rikandidojë edhe për postin e kreut të Bashkisë. Unë i qëndroj kësaj bindje dhe fjalët që kam thënë atëherë i zbatoj sot. Do t’i kushtohem tërësisht drejtimit të Partisë Demokratike”, u shpreh Basha për mediat, pas përurimit të ambienteve të rikonstruktuara të një kopshti në Tiranë.
Basha shprehu bindjen se kandidati i Partisë Demokratike, do të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, por pa dhënë ende emra konkretë për garën elektorale të 21 qershorit./1kliklarg.com/
No comments: