Bashkësia Fetare Islame në RM, tashmë e uzurpuar në mënyrë klasike nga Sulejman Rexhepi dhe në të cilën kullosin lakejt e tij si me qenë në bahçe të babës, ditë për ditë po përballet me afera e me dukuri të denja vetëm për logjikën e eksploatorit, i cili, mezi pret të shterret “miniera” dhe të nisë eksploatimin në pjesët e tjera të lokalitetit ku i ka ngulur kunjat
Shkruan: Alena Ismaili
Aferat dhe ndodhitë në BFI-në e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi jo që janë të përditshme por janë edhe të natyrave të ndryshme, nga ato finansiare e deri te ato morale, antifetare dhe antiinstitucionale. Janë shumë të rënda madje për vetë publikun. Opozita e kësaj BFI-je të uzurpuar, pra këta të Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, bëjnë mirë që nuk i publikojnë të gjitha aferat, jo se me këtë “respektohet” Sulejman Rexhepi, porse për hirë të respektit të myslimanëve që e kanë për institucionet e BFI-së. Për shembull, nëse zbadhet vetëm një aferë e ndodhur në Fakultetin e Shkencave Islame atëherë autoriteti i kësaj vatre arsimore do të bie përdhe, myslimanët do të ftohen përjetë nga ky Fakultet. Kurse, nëse nxirren filmimet, si dhe incizimet që kanë regjistruar dukuri dhe afera të tmerrshme në Medrese, atëherë të gjithë do të pajtohen që sa më parë t’i vihet dryri kësaj shkolle të mesme islame!
Po kaq prodhuese të aferave, fatkeqësisht, janë edhe disa myftini, “organe” të kapura të BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi. Për njërën nga myftinitë ekzistojnë 4-5 “bomba” që flasin për një tradhëti të tmerrshme kombëtare e fetare, për një korrupsion të rëndë që mund të ketë përfundim fatal për të gjithë të përfshirët në atë korrupsion, “teologë”, “gjyqtarë”, “prokurorë”, pseudopolitikanë etj. Ka myftini nga ku kanë dalur “bomba” që flasin për amoralitet, pastaj ka Myftini prej nga dalin incizimet ku dëgjohet se si Myftiu vjellë vrerë kundër Sulejman Rexhepit i cili ka angazhuar “gjyetarë” që t’ia vjedhin tërë dokumentacionin dhe, sot, ky myfti që vjellë vrerë nuk posedon kurrfarë dokumentacioni për sa i përket vakëfit, gjegjësit, denacionalizimit të disa pronave që ka kohë që janë target i interesit të Sulejman Rexhepit.
Sulejman Rexhepi duhet ta kujtojë urgjentisht momentin kur kanë biseduar dhe vendosur që ndihmat e mbledhura dhe të donuara për vëllezërit myslimanë nga Hasanbegu dhe rrethina, të goditur nga vërshima katastroale, të vidhen, të ndahen në mes shokësh dhe, të zhduken të gjitha gjurmët e kësaj vjedhje spektakolare. Pastaj, kërkesat përmes montazheve të ndryshme për të prodhuar pederastë në Medrese, pastaj ekzistojnë incizimet e korruptimit të personave për ta nxirë opozitën, ekzistojnë incizimet e kërkesave idiotike të Sulejman Rexhepit për të dëshmuar rrejshëm se filani ka apartamete në Turqi e në Tiranë, se filani duhet të vritet se ka bërë këtë “gabim” etj.
Në rrafshin financiar aferat janë edhe më të tmerrshme. Këto ditë doli një shkrim që fliste se si Sulejman Rexhepi mbi 100 ditë ka qenë në pushim mjekësor kurse asnjëherë nuk i është ndalur një cent nga rroga, sipas ligjit dhe rregullave. Kjo nuk është e trishtueshme sa janë të trishtueshme dokumentet që vërtetojnë se Sulejman Rexhepi kontrollet mjekësore kryesisht i ka kryer nëpër spitale private kurse pagesat i mbulon nga arka e BFI-së.
Së fundmi, Sulejman Rexhepi me familjarë të vet niset për në llixhet e Afjonit, ndërsa me vete i ka edhe nja dy dylberë që mbjellin flokë në llogari të arkës së BFI-së! 5000 euro një e mbjellur! Ja se si bëhen rrush e kumbulla fitrat dhe zeqati, kafshata e gojës së myslimanëve të cilët, për respekt të institucioneve të BFI-së, e ndajnë dhe e japin qoftë si fitër apo si zeqat e kontribut vullnetar për BFI-në.
Natyrisht, nuk është ky fakt i vetmi që flet për abuzime dhe afera të turpshme e antiislame që i ndodhin Sulejman Rexhepit. Ka edhe të tjera, edhe më të rënda! Lokalet e natës në Ferizaj, vizitohen pothuajse çdo natë nga njerëzit dhe familjarët e Sulejman Rexhepit prej nga nuk dalin pa shpenzuar mijëra euro dhe pa u bërë tapë!
Pa dyshim që, këto afera i di që të gjitha edhe vetë Sulejman Rexhepi, madje shpesh i bisedon me njërëz të tij “të besueshëm”, i bisedon në formë ankese por që nuk ka forcë as që t’i pengojë, as që t’i qortojë e as që të marrë masa kundër aferaxhinjëve. Sepse, që të gjithë i ka të korruputura por edhe me të gjithë ata të korruptuar është korrupuar edhe vetë. Kështu që, që të gjithë janë të kapur në mes vete, cilido që e shtrengon tjetrin në qafë, do ta ndjejë ngulfatjen nga shtrëngimi i tjetrit, sepse ky shtringim i korrupcionit funksionon si dhëmbëzori i orës që i lëviz akrepat. Prandaj, të gjithëvë në BFI ju konvenon që ora për ta të jetë e ndalur, sepse, në momentin që do të kurdiset për të punuar, që të gjithë do të ndjejnë shtrëngimin në fyt, ngulfatje deri në asfiksim fatal.
Pa dyshim, shumë shpjet do të vie edhe “ora e BFI-së”, ky Institucion patjetër që duhet të funksionjë në mënyrë perfekte, sepse është amanet i të parëve tanë dhe jo “miniere” e Sulejman Rexhepit dhe lakejve të tij!
No comments: