Nga Prokuroria Themelore Publike kanë dhënë detale lidhur me rastin në të cilin mbeti i plagosur drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Valon Bela.
“Të dyshuarit i janë afruar të dëmtuarit dhe e kanë sulmuar duke e goditur me grushta në fytyrë dhe në trup. Një person i panjohur i gjinisë mashkullore, që ka qenë bashkë me ta, ka nxjerrë armë zjarri dhe ka gjuajtur dy plumba. Me këtë rast e ka qëlluar të dëmtuarin në këmbën e djathtë nën gju dhe i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor”, kanë thënë nga prokuroria e Shkupit.
Sipas këtij televizioni, sulmuesve të Valon Belës u kanoset dënim prej 3 deri 10 vite burg.
Pasi janë marrë në pyetje nga policia ata janë lënë të lirë por u janë shqiptuar disa masa. Masa e parë është se nuk guxojnë t’i afrohen Valon Belës, nuk guxojnë ta lëshojnë qytetin, u janë marrë pasaportat dhe rregullisht duhet të paraqiten në gjykatë.
Duke u bazuar në “burime mirë të informuara partiake”, Telma raporton se grushtat dhe gjuajtja në gju ka qenë paralajmërim për Belën se radhën tjetër nuk do të mbijetojë.
Duke u bazuar në “burime mirë të informuara partiake”, Telma raporton se grushtat dhe gjuajtja në gju ka qenë paralajmërim për Belën se radhën tjetër nuk do të mbijetojë.
No comments: