Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5


Myftinia e Skupit sot i ka mbledhur disa anëtarë të Mexhlisit të Xhematit dhe, kanë debatuar “mbi të arriturat” e vitit 2018! Në fakt, më së paku kanë debatuar për këtë problematikë, sepse, të gjithë ishin të nxënur duke hëngër një drekë të shtruar në një restorant. Pa dyshim, ishte drekë për deshtimet e mëdha të “myftiut” Qenan Ismaili që ia arriti të nënshkruajë “paqe” me punëdhënësit e tij, Sulejman Rexhepin

Shkruan: Sami Berisha


Masat e dhunshme të Sulejman Rexhepit në Myftininë e Shkupit nuk dhanë kurrfarë rezultati dhe, kjo gjendje, pa dyshim që më së shumti i konvenon Sulejman Rexhepit, sidomos për sa i përket Myftinisë së Shkupit.
Dikur shërbëtor i FRI-së, “filiale e UDB-së maqedonase”, sipas deklaratës së Sulejman Rexhepit dhënë “Zërit të Amerikës”, sot i emëruar “Myfti” i Shkupit, si pasojë e masave të dhunshme nga uzurpatori i BFI-së, Sulejman Rexhepi, - Qenan Ismaili paska shtruar sot një “drekë pune”! Duke hëngër e duke folur, paskan biseduar për “sukseset e sivjemë” të Qenan Ismailit!
Para se të flasim për këto “suksese”, është mirë të përgjigjet Qenan Ismaili se, a nuk pat kurrfarë hapësire tjetër për ta zhvilluar këtë “aktivitet” por, shkoi dhe e gjeti mu në b... të Sulejman Rexhepit! Apo, për faktin se ai restorant është në ambientin ku vegjeton “banda” e Sulejman Rexhepit dhe ku nuk guxon të shprehet asnjë kritikë, ndryshe krisë dajaku! Ky hap i pamenduar mirë nga Qenan Ismaili e dëshmoi edhe një herë faktin se, të gjithë ata që nuk dëshirojnë të kenë punë me uzurpatorin e BFI-së, Sulejman Rexhepin, nuk do të shkojnë e të sillen rreth b... së tij, prandaj, të pranishmit në këtë “drekë festive” ishin vetëm ata, një grusht hiprokritesh, që rrinë sus para tërë asaj veprimtarie kriminale e “boss”-it të tyre si dhe një grup që i marrin pjesë sa herë tirren për dreka e darka dhe jo për mbledhje! Qenan Ismaili pati nevojë për këtë hap, sepse, ishte shumë i vetëdijshëm se, nëse do të mblidheshin të gjithë anëtarët e Mexhlisit, do ta bombardonin me pyetje dhe do ta detyronin si pulë të lagur të tërhiqen nën hambar dhe të strukej aty duke u dridhur nga turpi.
Ata që kanë dëgjuar pakë fjalë nga “programi” i Qenan Ismailit, të mbushur me premtime të rrejshme gjatë marrjes pa meritë dhe dhunshëm të Myftinisë së Shkupit, e dinë fare mirë se ky vit është vit i dështimeve të mëdha, vit i pasivitetit total të Myftinisë së Shkupit dhe, vit që i lakuriqëson të gjitha rrenat e Qenan Ismailit të ngjyrosura me bojëra helmuese të Sulejman Rexhepit.
Pse, për shembull, sot Qenan Ismaili nuk tregoi se sa hoxhallarë i ka futur në sistem të pagës mujore? Sa hoxhallarë i marrin rrogat me kartela në bankë, siç ju premtoi Qenan Ismaili! Pse nuk tha një fjalë rreth vakëfit, ish-objektit të Myftinisë së Shkupit ku filloi me punë! Pse nuk e tha asnjë fjalë për oborrin e ish-komunalecit? Pse nuk e tha asnjë fjalë për ish-pllacin e Toskës? Pse asnjë fjalë për vehabistët që po i rrëmbejnë një nga një xhamiitë e Shkupit? Pse nuk e tha asnjë fjalë për xhamitë që i ka jashtë kontrollit të tij? Asnjë fjalë për rrahjet nëpër xhami? Asnjë fjalë për “strategjinë” e Sulejman Rexhepit për të nëpërkëmbur dinjiteti e sa më shumë hoxhallarëve të Shkupit? Pse nuk u tha asnjë fjalë për dyqanet që janë dhënë me qera për 100 vite! Pse nuk u tha asnjë fjalë për dyqanet të cilat u sjellin përfitime të majme qeramarrësve të cilët fitojnë duke i lëshuar me qera te i treti! Pse asnjë fjalë nuk u tha për nepotizmin në vakëfin e Shkupit! Pse nuk u tha asnjë fjalë për disa dyqane të xhamive që nuk janë nën regjimin e centralizimit të qerasë! Pse asnjë fjalë për hisen që Myftinia e Shkupit ia jep Medresesë së Isa Beut e që keqpërdoren për trashjen e nepotizmit nga Sulejman Rexhepi!
Nuk u tha asnjë fjalë për moslëshimin e përqindjes nga BFI-ja që i takojnë Myftinisë nga aksionet e organizuara në tubimin e mjeteve materiale nga i cili përbëhet edhe buxheti i saj. Pse nuk u tha asnjë fjalë nga Qenan Ismaili për lajkat që ia bën Sulejman Rexhepit me heshtjen para grabitjes së parave që i takojnë Myftinisë. Natyrisht, me këtë heshtje Qenan Ismaili e blenë ”paqen” nga sharësi i tij!
Dy-tri aktivitete nuk janë alibi që të mblidhemi në restorant dhe të shpenzojmë para të cilat mund t’i dedikohen, për shembull, “Institutit të hifzit” të posa formuar! Dy-tre aktivitete fetare mund të shënohen edhe në një xhami ku, në fund, mund të organizohet edhe ndonjë lutje qoftë në formë të tevbes për gabimet e qëllimshme që janë bërë gjatë këtij viti e që janë me bollëk, qoftë në formë të lutjes për suksese edhe më të mëdha për vitin 2019!
Pa dyshim, kjo Myftini ka edhe një meritë të theksuar për këtë vit që iku: aktiviteti në futboll të vogël dhe, zhvillimi e kultivimi i ndjenjës tek hoxhallarët për këtë sport përfitues për pronarët e sallav sportive, të cilëve Qenan Ismaili u çon myshterinjë “të futbollit”!
Kurse, Mexhlisi i Xhematit sot, meqë na qenka ndarë “i kënaqur” nga aktivitetet e Qenan Ismailit, është dashur të dalë edhe me një qëndrim: Të kërkojnë nga Sulejman Rexhepi që t’i kërkjë falje publike Qenan Ismailit, të cilin, deri sa ka qenë aktivist i degës së FRI-së, këtë organizatë rinore islame e ka quajtur “filiale të UDB-së maqedonase”, që i bie edhe Qenani të na jetë udbash! Zoti na ruajtë! Na ruajtë edhe prej atyreve që i bëjnë dua “drekave festive” të dështimeve të mëdha!


About dardani

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top