Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin dominoi edhe këtë javë te ne dhe në Greqi. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është i bindur se referendumi në Maqedoni do të ketë sukses. Ai në intervistë për televizionin shtetëror grek ERT paralajmëroi se ai do të mbahet më 23 shtator, 30 shtator ose 7 tetor, dhe se qëllimi është se deri më 15 janar të përfundojnë të gjitha obligimet e parapara.
Zaev sqaron se referendumi do të ketë karakter obligativ, do të pranohet nga të gjithë, madje edhe nga presidenti Ivanov.
“Me referendumin e suksesshëm unë jam i bindur se të gjithë në Parlament do ta dëgjojnë popullin çka thotë në referendum dhe ashtu do të votojnë. Këtë sot e marrim si porosi, madje edhe nga presidenti i shtetit, zotëri Gjorge Ivanov se nëse referendumi është i sukseshëm, me siguri edhe ai do t’i përkrah edhe Marrëveshjen me Greqinë edhe gjithçka që është fazë e ardhshme, edhe opozita, po ashtu. Me siguri ka qëndrime të ndryshme, kjo është demokraci, por pas referendumit tek ne janë ndryshimet kushtetuese, pastaj presim që Parlamenti grek ta ratifikojë marrëveshjen që e kemi bërë të dy vendet, e pas asaj të vazhdojë ratifikimi i protokollit për anëtarësim në NATO”, thotë kryeministri i Maqedonisë.
Nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov mbrëmë i përgënjeshturan konfirmimet e kryeministrit Zoran Zave të dhëna në intervistën për televizionin greke ERT se shefi i shtetit do ta përkrahë marrëveshjen me Greqinë.
“Kryeministri Zaev me qëndrimet e tij të ndryshueshme, kontradiktore dhe konfuze vazhdon ta gënjejë dhe manipulojë opinionin e Maqedonisë, por edhe atë grek dhe ndërkombëtar. Anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO, nuk duhet që të keqpërdoret për pranimin e një Marrëveshje të dëmshme me pasoja të paparashikueshme për shtetin e Maqedonisë dhe popullin e saj. Presidenti i Maqedonisë nuk pranon Marrëveshje, e cila është në dëm të identitetit kombëtar të Maqedonisë dhe në dëm të interesave të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të presidentit Ivanov.
Nënpresidenti amerikan Majk Pens në bisedë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev ia uroi arritjen e marrëveshjes historike me Greqinë për zgjidhjen e çështjes shumëvjeçare për emrin mes dy vendeve, kumtoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë.
Ai e përshëndeti vendimin pozitiv të Këshillit Evropian për hapjen e rrugës drejt negociatave për inkuadrim në Union në qershor të vitit 2019 dhe e konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.
Në kumtesë theksohet se Pens e ka lavdëruar kryeministrin Zaev për lidership, guxim dhe përkushtimin e tij drejt paqes dhe stabilitetit në rajon, duke ofruar mbështetjen e SHBA-së për implementim të suksesshëm të marrëveshjes për emrin.
Pens, përveç me Zaevin, me telefon ka biseduar edhe me kryeministrin grek Aleksis Cipras për marrëveshjen e arritur, me ç’rast e ka theksuar rrëndësinë që e ka kjo marrëveshje për stabilitetin dhe zhvillimin e përbashkët të BAllkanit.
Zëdhënsëi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol, Dhimitris Xanakopulos në një intervistë për radion greke “247” lidhur me qëndrimin e kryeministrit të Maqedonisë se nga mesi i janarit Maqedonia do t’i përfundojë obligimet, ka shfaqur shpresë se gjithçka do të përfundojë me sukses.
“Unë nuk jam në pozitë ta di kur të përfundojë procesi. Nëse zotëri Zaev thotë se do të përfundojë më 15 janar, unë nuk kam asnjë arsye për ta kontestuar. Përkundrazi, dëshiroj që i gjithë procesi, ashtu siç është paraparë të ketë rezultat pozitiv edhe për të, por edhe për marrëveshjen dhe marrëdhëniet e të dy vendeve”, thotë Xanakopulos dhe përsërit që sapo vendi ynë t’i përmbush obligimet në radhë do të jetë Parlamenti grek ta ratifikojë Marrëveshjen.
Xanakopulos shpreh bindjen se ratifikimi në Athinë, do të kalojë pa probleme.
“Mendoj se në këtë moment është formuar shumicë, të cilën si qeveri greke e kemi për qëllim ta zgjerojmë sa është e mundur më shumë. Jam i bindur thellë se ekzistojnë politikanë, ekzistojnë deputetë në Parlamentin grek, të cilët me përgjegjësi do të marrin qëndrim, pavarësisht përkatësisë partiake dhe do të jenë pozitive në lidhje me ratifikimin e Marrëveshjes. Megjithatë, mendoj se në asnjë rast tërë procesi nuk do të ndikojë në ndonjë mënyrë në rrjedhën e qeverisë”, komenton Dimitris Xanakopulos në një intervistë për një radio greke, raporton MIA.
Duke i komentuar hulumtimet e mendimit publik në Greqi lidhur me zgjidhjen e arritur midis Maqedonisë dhe Greqisë, Xanakopluos thotë se Marrëveshja mne IRJM-në në zgjehjet e ardhshme do të ketë efekt pozitiv në përkrahjen e Qeverisë aktuale greke.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top