Shtohen zërat kundër kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi për mënyrën se si po menaxhon me institucionin fetarë. Për qëndrimin e tij kundër Sulejman Rexhepit dhe pro reformave në BFI është shprehur Jasir ef. Jashari nga Kumanova përmes postimit të tij të fundit në faceboook:
"Besimtarët, kjo masë me vetëdije të lartë është përcaktuar që mashtruesve dhe keqpërdoruesve të BFI-së t’ua tregojnë rrugën e vërtetë dhe nevojën për një BFI të fortë dhe transparente. Hoxhallarët e kanë parim fetar që të jenë në shërbim të hakut, të përkrahin hakun, por në anën tjetër të luftojnë të keqen dhe të jenë të pamëshirshëm ndaj kriminelëve dhe zullumqarëve. Hoxhallarët e kanë të qartë se çfarë kontributi jep populli për islam dhe vatan, andaj këtë përkrahje që e kemi nga xhemati duhet mishëruar në dobi të isntitucionit BFI dhe perspektivës së muslimanëve. Ishte dhe mbetet thirrja ime deri te hoxhallarët dhe sidomos te të rinjë meqë e ardhmja vetëm atyre u mbetet që të shohin ndryshe të ardhmen e tyre dhe tani e kanë mundësinë që të kontribuojnë për të duke ia kthyer shpinën të keqes. Ata që sot nuk kanë guximin ta luftojnë të keqen, nuk do ta kenë guximin që nesër ta mbrojnë të vërteten!"
Jasir Jashari nga Kumanova
No comments: