Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Maqedonia dhe Kosova kanë paraparë përforcimin e bashkëpunimit në më shumë sfera, sidomos në trafikun hekurudhor, për diasporën, mbrojtjen, invoacionet, kulturën dhe ekonominë.
E gjithë kjo do të realizohet përmes nënshkrimit të marrëveshjeve për intensifikimin e bashkëpunimit në këto sfera dhe kjo qysh në seancën e parë të përbashkët midis qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës.
Sipas zëdhënësit qeveritar, Muhamed Hoxha, zëvendës kryeministri Bujar Osmani është emëruar si koordinator i seancës së përbashkët.
Qeveria maqedonase deri më tani seanca të përbashkëta ka mbajtur me qeveritë e Bullgarisë dhe Shqipërisë. Ndërsa pritet të mbaje seanca të përbashkëta edhe me qeverinë e Serbisë.
Qeveria konstatoi dy prej gjithësej trembëdhjetë investimeve të huaja brenda një viti.
Qeveria do t’i ndaje ndihmë shtetërore kompanisë Baumer e cila në korniza të investimit të tyre do të organizoje një qendër zhvillimore hulumtuese.
Këtë e theksoj pasi që është njëra prej masave me të cilat po i japim kurajo investitorëve të huaj, që ta shfrytëzojnë dhe e cila është shumë e favorshme për to, sjellja e qendrave zhvillimore hulumtuese si investim në Republikën e Maqedonisë.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për atë se pas ndërrimit të zëvendës ministrave, gjegjësisht të Çakarovski dhe Alagjozovski në funksionet koordinator nacional, në opinion është krijuar përshtypja se qeveria “diku i ka vendosur” ata, ndërsa zëdhënësi qeveritar Boshnjakovski theksoi se ky funksion ekziston dhe nuk është i ri, por se qeveria ka të drejtën e emërimit të funksionarëve të tillë në të gjitha sferat ku e sheh se është e nevojshme./Husamettin Gina – Almakos

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top