Instituti për hulumtimin e opinionit “Dimitrija Çupovski” dhe ai “M-Prospect” dje dolën me dy anketat veçanta lidhur me rejtingun e partive shqiptare në Maqedoni. Sipas këtyre anketave, BDI udhëheq bindshëm në kampin politik shqiptar, gjë që ka kthyer shpresat te militantët “integristë”, se partia e tyre do të mund t’i ikë zhbërjes, që thuhet se ka filluar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016.
Mirëpo ekspertët shqiptarë për hulumtim të opinionit thonë se gëzimi i militantëve “blu” është i hershëm. Ata me argumente dëshmojnë se edhe “Dimitrija Çupovski” edhe “M Prospect” tradicionalisht i huqin anketat te shqiptarët “Dimitrija Çupovski dihet se është e afërt me VMRO-DPMNE-në dhe me sigri i bën anketat ashtu siç i konvenojnë kësaj partie.
Kurse anketat e M-Prospect te shqiptarët nuk duhet as të merren seriozisht, sepse në të kaluarën ato jo që kanë gabuar vetëm përqindjen, por edhe radhitjen e partive, vlerëson eksperti Robert Nesimi, në intervistën e tij për Lajm TV.
Ndryshe, më Maqedoni kanë nisur ethet e anketave që lansohen nga institute që pretendohet se janë të afërta me partitë politike. Derisa një anketë e televizionit Telma dhe Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) nxjerr në krye LSDM-në, pak orë më vonë Instituti “Dimitrie Çupovski” nxjerr në krye VMRO-DPMNE-në.
No comments: