Përderisa kam përgjegjësi politike, kontesti me emrin do të zgjidhet kur të vlerësoj se ajo zgjidhje do tu shërbejë interesave kombëtare , thotë presidenti i partisë opozitare greke Demokracia e Re, në intervistë për televizionin grek “Skaj” në lidhje me atë se cilat do të ishin hapat e tij në bisedimet për emrin, nëse bëhet kryeministër, nëse bisedimet tani nuk sjellin marrëveshje.
Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, lideri i Demokracisë së Re, sqaroi se korniza kombëtare për zgjidhje të cilën e vendosin ata, nuk përqendrohet vetëm në çështjen me emrin, por si kusht i patjetërsueshëm i vendos “revizionin kushtetues dhe eliminimin e irredentizmit që të mund të ekzistojë pako komplete e marrëveshjes”. Micotakis në intervistë sqaron se vetëm nëse ka informacione konkrete për propozim eventual dhe marrëveshje, atëherë publikisht do të komentojë.
Në lidhje me mendimin publik në Greqi dhe qëndrimin e një pjese të madhe të grekëve se në emër nuk duhet të përfshihet termi Maqedonia, lideri i partisë më të madhe opozitare thotë se mund të injorohet fakti se grekët, të cilët pas tetë viteve krizë “ndjehen se iu nënshtrohen një sërë dështimeve ekonomike, nuk kanë mundësi, siç vlerësojnë vetë ata, të nënshtrohen në diçka të cilën ata vetë e shohin si lëshim kombëtar ”
Micotakis në intervistën për televizionin grek “Skaj” thotë se asnjëherë nuk iu është nënshtruar presioneve në lidhje me çështjen për emrin dhe potencon se partia e tij e mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por vetëm nëse përmbushen parakushtet.
No comments: