Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Në një përballje në servisin publik, Kryeministri i vendit Zoran Zaev dhe lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski.
Debati filloi padyshim me temën e nxehtë të drejtësisë. MIckovski akuzoi kreun e ekzekutivit, se kan vënë nën kontroll të plotë gjyqësorin dhe asgjë nga reformat nuk po shihet, përkundrazi.
“Tani jemi në pozitë të pabarabartë me kreun e qeverisë, sepse përvoja e tij thotë se tre herë është I falur për krim, një herë nga ana e ish presidentit në rastin “Global”, herën e dytë nga ana e PSP-së për rastin “Puç”, e tani para syve të opinionit mundohen të na nxjerrin të shurdhër dhe të verbër, për të treguar se as nuk e kemi parë e as nuk I kemi dëgjuar ato që I pamë e dëgjuam”,tha MIckovski.
“Aktgjykimet gjyqësore respektohen dhe nuk komentohen. Unë pafajsinë time e kam mbrojtur çdoherë dhe deri në momentin e fundit kam luftuar me argumente, në procedurë korrekte gjyqësore dhe të hapur për qytetarët”, u përgjigj Zaev duke shtuar se në shtet nuk guxon të ketë njerëz të paprekshëm dhe ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë.
Përsa i përket negociatave për emrin, një tjetër temë e nxehtë në debat, kryeministri Zaev tha se Republika e Maqedonisë së Ilindenit, jo vetëm që e ruan, por edhe e përforcon identitetin.
“Askush nuk ka arguente seriosze sepse gjuha maqedonase është e përcaktuar edhe identiteti, madje thuhet maqedonasit shqiptarët tj. Nuk është cështje e lehtë por Maqedonia duhet të hapërojë përparta”, tha Zaev.
“VMRO qëndrimin e saj e ka treguar shumë herë. E kumtova edhe një herë pas takimit të liderëve se nuk përkrahim ndryshime të Kushtetutës dhe të emrit kushtetues. Nuk kemi mandate nga qytetarët as ne e as LSDM ta bëjmë këtë zotri Zaev tha në një media nacionale se nuk do të negocojë për ndryshimin e emrit kushtetues. Ju e nënçmuat popullin, por populli do ta ndërtojë këtë shtet si edhe deri më tani”, u kundërpëgjigj Mickovski.
Në debat zunë vend edhe temat ekonomike, administrate publike etj. 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top