Komandant Agim
Krasniqi sot respektohet prej miliona shqiptarëve anekënd botës. Sot Agim
Krasniqi nga shqiptarët njihet si një Komandant, njihet si një trim, si një
hero i gjallë, si një i burgosur politik. Sulejman Rexhepi aktualisht është
“shqiptari” më i urrejtur në botë nga shqiptarët e mirëfilltë. Për tetë vjet
tek shqiptarët do të shtohet malli dhe dashuria për Komandant Agim Krasniqit,
kurse, për tetë vjetët e ardhshme, nëse do të ketë ymër Mulla Sula, do të përjetojë
rritje rapide të urrejtjes nga shqiptarët e Maqedonisë.
Shkruan Haxhi Isa
Xhaviti
Shqiptarëve
të Maqedonisë po ju ndodhë edhe kjo!!! Të tjerët “e mëshirojnë” duke ia falur 4
vjet e gjysëm nga burgu që i ka ngelur, kurse shqiptarët e diskutueshëm e kundërshtojnë
këtë amnesti duke insistuar që Komandanti Legjendar, Agim Krasniqi, ta vuajë tërë
atë burg që ia kurdisën pikërisht këta që ia kundërshtojnë amnestinë. Kush janë
këta?
Sapo
morën vesh se po amnistohet për katër vjetë e gjysëm Agim Krasniqi, disa
funksionarë të BDI-së dhe koqefërkuesit e tyre, këta të BFI-së me në krye Sulejman
Rexhepin, mblidhen te Shaqir Fetahu dhe nisin strategjinë e kundërshtimit të këtij
vendimi qeveritar për amnestimin e mbi 3000 të burgosurve të ndryshëm në Maqedoni.
Në fotografinë e publikuar shihet se aty, në atë “mexhlis” prezantojnë edhe nja
katër-pesë bashkëpunëtorë aktivë të DBK-së në krye me Sulejman Rexhepin, alias
“Zharkon”!
Po
fllitet se në atë “mexhlis” të BDI-BFI-së më i tremburi është ish-ministri i Drejtësisë,
Blerim Bexheti, kryetari aktual i Komunës së Sarajit, i cili, dikur ishte më i
zëshmi, ndërmori lloj-lloj skenaresh, rrahën deri në alivanosje dëshmitarë, i kërcënuan
me likuidime dëshmitrarët e rrejshëm, vetëm e vetëm që Komandanti Legjendar Agim
Krasniqi të vuaj burg të përjetshëm. Që në momentin kur iu bashkuan të gjitha
veprat e montuara për ç’gjë më i miri Komandant u dënua me 15 vite burg, Blerim
Bexheti nuk është i rehatshëm. Për më tepër po e brenë ndërgjegja për atë se
pse e pengoi dhe nuk e la që të dalë në liri të paktën për varrimin e babait i
cili i vdiq me sytë hapur për ta parë për të fundit herë birin e vet, Komandantin që po i dergjej burgjeve për shkak të shqiptarëve që kanë gjakë të papastër.
Pse,
çka ka Mulla Sula, në çfarë grytha qenësh ka shkelur që është vënë në taborrin
e armiqve të Agim Krasniqit? Mulla Sulën “e vdekur” e ngjalli Agim Krasniqi,
duke e rikthyer triumfalisht në postin e reisit të BFI-së? Mulla Sula nuk dëshiron
që kjo meritë t’i ngelë Agimit, por, ai mundohet që ta bindë veten se kthimi i
tij u bë si “dëshirë e myslimanëve që paskan kuptuar se më alim se Sula nuk
paska në Maqedoni”! Prandaj, shkon dhe i bashkangjitet armikut të përjetshëm,
Blerim Bexhetit, duke agjituar për të, duke u angazhuar për të, duke e blerë
votën deri në 9000 denarë për Blerim Bexhetin, dhe, në njëfarë mënyrë, duke e
shpërblyer për kopilinë e tij për ta burgosur Komandantin i cili, megjithatë,
Shkupin e bëri me gjuhë shqipe! Angazhimin ushtarak të Agim Krasniqit me ushtarët
e vet e njohin edhe strukturat e caktuara të NATO-s, të cilët, angazhoheshin si
“lehtësues” të marrëveshjes së Komandant Krasniqit me qeverinë e Cërvenkovskit,
i cili, më në fund do të gjunjëzohet dhe do të pranojë që të heq dorë nga
skenari që e perjashtonte gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar në Qytetin e
Shkupit.
Agim
Krasniqi, sipas të gjitha gjasave, falë Blerim Bexhetit dhe Sulejman Rexhepit,
do të ngelë në burg deri sa të vuaj të gjitha pesë vitet e mbetura. Nuk ka
problem, por, brenda këtyre pesë viteve çka do të bëhet me Sulejman Rexhepin?
Çka do të përfitojë nga ky angazhim kafshëror mbi këtë djalë të kombit siç është
Agim Krasniqi? Po me Blerim Bexhetin çka do të dodhë?
Le
të supozojmë se krejt kjo është një mosmarrëveshje, se tërë ky hidhërim, ky
inat, është pasojë e thashethemeve dhe e futjes së pykave nga ana e armiqve të
shqiptarëve. Le të supozohet se Blerim Bexheti nuk ka pikën e fajit por që i ve
inati që t’i kërkojë falje Agim Krasnniqit për këtë keqkuptim! Për tejkalimin e
këtij problemi është dashur të angazhohet Sulejman Rexhepi dhe jo të
pozicionohet në krahun e armikut të haptë dhe botërisht të njohur të Agim
Krasniqit, në taborrin e narkogrupit të Blerim Bexhetit. Pse i frynë zjarrit
Sulejman Rexhepi? Pse nuk dislokohet te burgu ku po vuan Agimi dhe nga aty mos
të dalë deri sa të arrijë që ta bindë Komandantin se këtu ka keqkuptime dhe se
duhet një pajtim historik në mes familjes së Krasniqit dhe asaj të Bexhetit,
porse këtij zjarri edhe më tej i hedh benzin! Ky duhet të jetë angazhimi i të parit
të fesë, dhe jo pozicionimi i tij në rolin e zjarrëvënësit!
Komandant
Agim Krasniqi sot respektohet prej miliona shqiptarëve anekënd botës. Sot Agim
Krasniqi nga shqiptarët njihet si një Komandant, njihet si një trim, si një
hero i gjallë, si një i burgosur politik. Një kontribut më i vogël i Sulejman
Rexhepit në drejtim të zvogëlimit qoftë edhe për një ditë burg të Agim
Krasniqit, do ta bënte sado pak të respektohet nga “ushtarët” e Komandantit.
Ndryshe, Sulejman Rexhepi aktualisht është “shqiptari” më i urrejtur në botë
nga shqiptarët e mirëfilltë. Për pesë vjet tek shqiptarët do të shtohet malli
dhe dashuria për Komandant Agim Krasniqit, kurse, për pesë vjetët e ardhshme, nëse
do të ketë ymër Mulla Sula, do të përjetojë rritje rapide të urrejtjes nga
shqiptarët e Maqedonisë.
Sapo
u botua një informatë në faqen zyrtare të BFI-së! Spiunët e BDI-së dhe të BFI-së
qenkan mbledhur në Gostivar për ta hëngër një darkëë nga udbashi i Gostivarit,
Shaqir Fetahu, i cili përballë e kishte mësusin e vet për spiunazhë, Sh.D.! Kjo
darkë qenka shtruar për një punë shumë të rëndësishme që e paskan kryer
funksionaët e BDI-së në të mirë të BFI-së! Se cilën punë, se cilën problem, se
cilën çështje ia paska kryer BDI-ja BFI-së kjo mbetet edhe më tej enigmatike.
Kurse, aktualisht, për Sulejman Rexhepin, nuk ka çështje më të rëndësishme se
sa funksionarët e BDI-së në krye me Blerim Bexhetin, t’ia zgjasin sa më shumë
burgun Agim Krasniqit. Pse? Le ta tregojë Mulla Sula nëse ka bythë, nëse nuk i
ka shkuar e tëra në prehër të Blerim Bexhetit. Me ndihmën e Allahut Fuqiplotë, pesë vite në burg kalojnë shumë shpejt, por pesë vite angazhim në haram, në
narkomani, në tradhëti e në intriga janë pesë miliardë vite xhehenemi! Këtë
fakt e dijnë të gjithë myslimanët me përjashtim të Sulejman Rexhepit.
No comments: