Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Vazhdojnë aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregtisë me substanca narkotike në rajonin e Pollogut.
Në kuadër të kontrolleve që sot ka bërë SPB e Tetovës, me urdhër të gjykatësit hetues janë bastisur shtëpitë e personave që dyshohen të jenë involvuar në prodhim dhe shitje të substancave narkotike. Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e personit D.B., nga Tetova, janë gjetur substanca narkotike dhe një peshore.
Të njëjtat janë sekuestruar dhe janë dorëzuar për hetim të mëtejshëm. Kontroll është kryer edhe në shtëpinë e personit H.A. i lindur në vitin 1991 në fshatin Poroj të Tetovës, tek i cili, është gjetur një sasi e konsiderueshme e marijuanës dhe qese për paketimin e saj, të njëjtat janë konfiskuar , ndërsa personi i lartpërmendur është ndaluar dhe pritet paraburgimi i tij.
Kontroll është kryer edhe në një shtëpi në fshatin Kamjan të komunës së Bogovinës, pronë e personit S.SH. Gjatë kontrollit është arrestuar edhe gruaja e tij, e cila, sipas të dhënave nga MPB, ka tentuar që të asgjësoj faktet dhe ka penguar pjesëtarët e policisë në kryerjen e detyrës së tyre./Alsat

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top