Zahir Bekiri i njohur me nofkën Çaush ka qenë viktimë e pushtetit të
kaluar, kur ai një ditë ishte rrëmbyer nga ish-agjentë të shërbimit
sekret DSK, për t’iu montuar rastin i “bombave” të përgjimeve, duke e
përfshirë ate se ka marrë materialet nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Këtë rast e ka përshkruar me të dhënat dhe dëshmitë e tij gazetari Zoran Bozhinovski.
Ja storja tmerruese:
“Pas
dështimit që në shtëpinë e Zahir Bekiri Çaush t’ia montojnë dhe t’ia
hedhin audo-fajlet e përgjimeve… pas përgjimeve, ate e marrin dhe e
çojnë në burgun e Idrizovës, me arsyetimin se duhet të vuajë tre muaj
burg, për një dënim të stërvjetëruar…Në burg e mbajnë deri në mars 2016,
kur me urdhër të Zhivko Pejkovski – Mindzha, drejtori i DSK i asaj
kohe, Ljupço Andonov, bashkë me Robertino Acevski dhe Ilço Jovanovski i
vendosin një qese në kokë dhe e çojnë në një lokacion të panjohur. Aty i
bashkohet edhe prokurori Cvetanovski. Çaush i lidhur me pranga rrihet
dhe maltretohet në mënyrë mizore dhe maltretim psiqik më shumë se
gjashtë orë. Më i ashpër në maltretimin e tij ka qenë prokurori
Cvetanovski. Maltretimi ka pasuar pasi që Çaush ka refuzuar të
bashkëpunojë dhe të pranojë deklaratën e montuar se ai ka pranuar
audio-fajlet nga Zaevi dhe Verushevski. Por, Çaush s’ka pranuar, dhe ka
duruar gjithë maltretimin. Kur i ka dështuar ky skenarë, ata kanë thirrë
avokatin e tij dhe se kanë informuar përmes një procesverbali të
falsifikuar se bëhet fjalë për bisedë ligjore informative. Ky tentim
skenar i paramenduar i bie në ujë, kur i lajmërohen Miki Vuiçit dhe
marrin përgjigje se nuk është në Maqedoni, por në Greqi.
Pas kësaj
Çaushin e kthejnë në Idrizovë, ku pas disa ditëve i ngrenë akuzë për
vepra penale të inskenuara duke e dënuar me 2,5 vjet burg. Për tu
pastruar nga lëkura e tij dhe për të shpëtuar, Andonov, pas votimit të
Qeverisë së re, ditë e natë përmes ndërmjetësuesve i ofrohet Prokurorisë
Speciale si dëshmitar i mbrojtur. “, ka shkruar gazetari Bozhinovski.
(INA)
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Мола Суло не ни ги покажувај трагите затоа што сите ја гледаат мечката. Поради тоа, не ни кажувај дали повикот е точен или лажен, кажи ни...
-
Fokusi-t përmes postës elektronike për çdo ditë i arrijnë informacione nga më të ndryshmet, por behet publikimi i lajmeve që konstatohe...
-
Dje ka ndodhur një skandal i vërtetë në Stacionin Policor në Autokomandë në Shkup. Nga ana e policisë është terrorizuar një shqiptarë për sh...
-
“Sot filluan me punë grupet punuese, do të thoja grupi punues sepse bëhet fjalë për qëllim të përbashkët për përgatitjen e konceptit të ri...
-
02 March Sindikta e kombinatit metalurgjik Jugohrom sot në shenjë protesta nga ora 11:00 ka bllokuar autostradën Tetovë-Shkup. Kër...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: