Lideri i Sulejman Rexhepit dhe Izet Mexhitit, Ali AHMETI akuzon rënd Osmanlijt (VIDEO)
Në një emision debativ me karakter politik të TV 21 ku musafir ishte lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ku temë e debatit ishte çështja shqiptare, kriza politike në vend dhe integrimi i shqiptarëve në strukturat me relevancë ndërkombëtare. Ai u deklarua haptazi se kemi qenë popull i persekutuar, margjinalizuar nga popuj të ndryshëm në mesin e tyre përmend edhe Osmanlijtë ku më gjërësisht mund të dëgjoni deklaratën e tij në videon që do e keni më posht.
Ali Ahmeti është lideri politik i Sulejman Rexhepit të BFI-së ku këta të dy kanë krijuar raporte të forta për interese politike, klanore, por edhe të biznesit. Afërsia e tyre është dëshmuar në shumë moment përmes shumë fotove bile edhe në ndeja private. Sa është e ndershme që një lider fetar si Sulejman Rexhepi i cili donacionet dhe ndihmën më të madhe e merrë nga Turqia që llogaritet shtet trashëgimtarë i Osmanlinjëve të toleron që të fyhet dhe akuzohet për veprime antinjerëzore mbi shqiptarët. Si toleron Sulejman Rexhepi që të thuhet e pavërteta rreth shtetin Osman mbi çështjen shqiptare dhe të mos reagohet kur dihet shteti Osman e tani turk ka kontribuar në të gjitha aspektet për fatin dhe perspektivën e popullit shqiptarë. Ali Ahmeti kishte harruar se çfarë bëri shteti Turk për shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 dhe me sulmet e NATO-s ndaj Serbisë, refugjatët, pastaj kontributi i këtij shteti gjatë konfliktit 2001, ndihma rreth ushtarëve të lënduar dhe sëmurë, për shumë funksionar të BDI-së që u plagosën dhe sëmurën kohë pas kohë gjatë qëndrimit të tyre në pushtet. Ai gjithashtu kishte harruar se sa komuna shqiptare janë ndihmuar me fondacionet e shetit turk në interes të shqiptarëve dhe muslimanëve të vendit tonë. Lene që Izet Mexhiti i Ali Ahmetit por edhe Visar Ganiu (kandidati i ri i BDI-së për prefekt të ri të komunës së Çairit) po merrë pjesë në projektet e shtetit turk që bëhen në territorin e kësaj Komune. Moment ky që u regjistrua ditë më parë në guthemelin e xhamisë së re në Lagjën e Fushë Tophanës në Shkup. Ali Ahmeti fyen, ndërsa në këtë gurthemel morrën pjesë kuadri i BDI-së gjëgjësisht prefekti i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti me tajfën e tij bashkë me Sulejman Rexhepin e BFI-së. Si mundet që Sulejman Rexhepi dhe Izet Mexhiti të shtiren kinse e duan shtetin dhe politikën e qeverisë turke , kur kreu i tyre politik Ali Ahmeti i fyen rëndë dhe flet të pavërteta në media.
No comments: