Në bazë të deklaratës së ish nënkyetarit të Unitetit, z. Zulfi Adilit, i cili kohë më parë nëpërmjet mediumeve ka dhënë deklaratë konfuze, të pa bazë dhe pa pelqimin e kryetarit të partisë Uniteti, z.Gëzim Ostreni, si dhe të degëve kryesore, si ato të vjetra poashtu edhe ato të riorganizuara siç janë: dega e Tetovës, e Kumanovës, e Dibrës, e Likovës, e Haraçinës, e Çairit, e Sarajit, e Gazi Babës, e Butelit etj., në të cilat njëzëri janë të vendosura që të vazhdojnë të veprojnë në bazë të Statutit të partisë dhe në bazë të Programit politik të Kongresit të parë të Unitetit. Ne angazhohemi për shtrirje të partisë në të gjithë territorin e shtetit për zgjidhje të problemeve të shqiptarëve në Maqedoni.
Çdo ish anatari të UNITETIT i dëshirojmë rrugë të mbarë dhe suksese në subjektet e tjera por i lusim dhe u apelojmë si ish-kolegë të parties, si dhe për hirë të asaj se dikur ndanim të njejtin mendim, të mos shpërndajnë dezinformata kinse UNITETI shkrihet. UNITETI i qëndron besnik Gjeneralit Gëzim Ostreni dhe idesë së Gjeneralit për unitet të shqiptarëve.
No comments: