Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Shkruan : Deputeti i PDSH-së, z.Bardhyl Dauti
Sqarim për një shkrim të portaleve Almakos dhe Click, për qëndrimet politike të PDSH-së, në seancën e 6 të kuvendit!
Edhe pse nuk ndjej asnjë obligim të Ju kundërpërgjigjem deklaratave të pamatura dhe krejtësisht spekulative ndaj qëndrimeve politike të PDSH-së në kuvend, për hir të opinionit ndjej përgjegjësi morale për dhënie përgjigje.
Partia Demokratike Shqiptare është krejtësisht autonome në artikulim të qëndrimeve politike. PDSH, nuk është pjesë e politikave duale, që njëherë japin nënshkrime për mandatar qeverie e herën tjetër, si rezltat i mospërfilljes nga qeveria me pushtet (duke vajtuar për një dashuri pushteti që nuk arritën ta kenë), vetëm tentojnë të luajnë lojën e opozitarizmit shiqptar, që për fat të keq, këtë lojë opozitarizmi e kanë krejtësisht të padiferencuar nga opozitarizmi Maqedon VMRO-ist.
Nuk jam dhe nuk mund të jem asnjëhere nga ata deputetë shqiptar që rrinë prapa dyerve të kuvendit të shoqëruar nga deputetët e VMRO-s, që i gëzohen destruktivitetit institucional, për të penguar punën e kuvendit kundër dekriminalizimit të institucioneve, ashtu siç nuk mund të jem nga ata deputetë shqiptar që shohin si obligim moral punën për sigurim kuorumi të punës së kuvendit të Maqedonisë. Nuk është detyrë e opozitës që të sigurojë kuorum për mbarëvajtje të punës së kuvendit, përveç se në rastet kur ekziston arsye racionale politike, për një veprim të tillë, që mund të jete:
1) Puna e kuvendit për dekriminalizim të institucioneve, ku në emër të krimit të organizuar shtetëror e rasteve të montuara politike, nga qeveria paraprake, kanë përvuajtuar shqiptarët.
2) Puna e kuvendit që është në funksion të avansimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe
3) Puna e kuvendit që është në funksion të zhbllokimit të procesit integrues.
Andaj, edhe pjesmarja ime, si deputet i PDSH-së, në seancën e 6-të punës së kuvendit, në të cilën seancë, në një pikë të rendit të ditës është paraparë të diskutohet edhe për propozim vendimin për shkarkim të prokurorit publik të Maqedonisë, nuk ishte në funksion të sigurimit të kuorimit, por vetëm se në funksion të mbarëvajtjes së punës së kuvendit për dekriminalizim të institucioneve.
Për hir saktësie, pjesmarja ime në kuvend, tejkalonte numrin e nevojshëm të deputetëve për kuorum pune, numrin prej 61 deputetëve. Isha deputeti i 62-të, pjesmarës në punën e kuvendit dhe vota ime e përmbajtur për përzgjedhjen e drejtorit të Agjencionit për Administratë ishte krejtësisht në pajtueshmëri me votimin e qeverisë, me votë të përmbajtur. Nqs për votim të qeverisë si PDSH kemi qenë të përmbajtur, është krejtësisht normale që edhe votat për emërimet e qeverisë të jenë të përmbajtura!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top