Mulla Sula që dikur nuk duhej nga dy-tre persona, kryesisht konkurrentë të tij, sot urrehet prej një populli të tërë! Populli sot Mulla Sulës nuk ia pranon as citimet kuranore, as nënvizimet e haditheve të Muhamedit a.s. Nuk ia pranon as hutben, as fetfaan, as vendimet, as qëndrimet. Asgjë nuk i pranon populli që tmerrësisht ushqen urrejtje kundër Mulla Sulës
Shkruan Zeqie Veseli
Të mos e duash një njeri është diçka personale, por, të urreshë një njeri është diçka më shumë se personale, është tendencë për “infektim” të një grupi, të një familje, të një fisi, të një komuniteti e deri të një populli të tërë duke ia ngacmuar dhe irrituar deri në urrejtje mosdashjen. Kur kjo mosdashje kolektive “trashet” atëherë vjen urrejtja e cila nuk pushon derisa të eliminohet nga skena publike njeriu i urryer. Pra, ky efekt nuk mund të arrihet nga një person i kotë, por, nga një figurë pubike në postet udhëheqëse.
Kjo ndjenjë, natyrisht që ka edhe pasojat e veta, por që nuk ndryshon përderisa nuk do të shpërtheje gëzimi si shkak i eliminimit të njeriut të urryer kolektivsht.
Urrejtja kolektive kundër një personi nuk mundet më të kualifikohet si “problem personal” apo si “sëmundje psikike” e një personi që e ushqen atë urrejtje. Urrejtja kolektiv vjen si pasojë e dëshirës së zjarrrtë për ta shporrur nga faqa e dheut subjektin që e shkakton këtë urejtje kolektive.
Urrejtja kolektive kundër një subjekti “faktor” mund të shkatërrojë shumë interesa të përbashkëta, mund të prek trungun e identitetit kombëtar, mund ta rrezikojë edhe vetë shtetin, megjithatë, urrejtja do të vazhdojë përkundër çmimit shumë të rëndë, derisa nuk do të zëvendësohet me atë gëzim e lumturi post-urrejtjes.
Një kolektiv i tërë mund të ngritet kundër një udhëheqësi shtetëror i cili urrehet, dhe, pavarësisht masave diktatoriale që mund t’i marrë kundër kësaj urrejtje popullore, megjthatë ajo do të vazhdojë deri në ndonjë përplasje fizike. Në këtë rast përplasjet konceptuale vdesin, ngelin të pakuptimta. Një përplasje e tillë ndonëse mund të shkaktojë shkatërrim të shtetit, mijëra viktima, shkatërrim dhe zhdukje të pronës së luajtëshme dhe të paluajtëshme, ajo do të thellohet deri në nxjerrjen e sythit të gëzimit, që nënkupton eliminimin nga skena të udheheqësit që urrehet.
***
I vetëshpalluri “reis”, Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, jo që nuk duhet, por, tashmë ai ka shkaktuar krijimin e një populli të tërë që e urren! Mulla Sula tmerrësisht urrehet! Ai manipulon dhe i kundërpërgjigjet ksaj urrejtje të popullit me “takimet bilaterale” që i bën me disa fakrotë me relevancë në vend e më gjërë. Këto takemi veçsa e trashin edhe më shumë urrejtjen. Satrapi i Sirisë, Bashar Al Asadi, ka humbur absolutisht çdo konakt me popullin e vet dhe, këtë fakt, e përçmon duke u takuar me Putinin, me Kim Song-un, me Hasan Ruhanin, me Daçiqin e me të ngjashmit, por, nuk ka guxim të dalë e të takohet sy më sy me popullin! Bashari urrehet, dhe kjo urrejtje tek ai ka shkaktuar inatin shfarosës të parikuperueshëm.
Mulla Sula, për inat të kësaj urrejtje kolektive, tamam si puro diktatorët ortodoksë, mund ta pranojë funksionimin formal të Institucionit që e ka kapur, mund ta shkatërrojë atë dhe mund ta bekojë armikun e popullit të vet (jo rastësisht ai e bekon Nikolla Gruevskin), deri në shtypje të kësaj urrejtje. Kjo urrejtje është e iritueshme. Çdo prekje e saj shpërthen edhe më fuqishëm, tamam si një çiban sipërfaqa e së cilit shkëlqen nga iritimi i madh dhe që pret të shpërthejë me një ngacmim më të vogël.
***
Mulla Sula urrehet kolektivisht, kurse përkrahet nga disa marioneta që tashmë i ka lidhur fort për gishtat e veta dhe që çdo lëvizje e tyre varet nga lëvizja e gishtave të pista.
Nëse dikur Mulla Sula nuk duhej nga dy-tre individë, nga dy-tre subjekte (qofshin këta edhe politike), sot Mulla Sula urrehet nga një popull i tërë. Megjithatë, ky popull është duke e dëshmuar edhe një gjë shumë pozitive. Populli që e urrenë Mulla Sulën ka dhembje dhe shpreh konkretisht interesimin për Instiitucionin e kapur nga Mulla Sula. Populli që e urrenë këtë tip nuk lejon që të shktërrohet BFI-ja dhe institucionet e saj fetaro-arsimore. Sa më shumë që e urren ky popull Mulla Sulën, uzurpatorin e BFI-së, aq më shumë ky popull shpreh përkujdesin për këtë Institucion të pushtuar e të kapur. As Mulla Sula dhe as marionetat e tij nuk janë duke e mbajtur këtë Institucion me vatrat e saj fetaro-arsimor, por, është vetë populli, është po ky popull që e urrenë Mulla Sulën por që kontribuon finansiariisht në mirëmbajrtjen dhe në shpëtimin e këtij Institucioni të kapur e të futur në dhëmbëzorët e makinerisë shkatërrimtare. Populli që e urren Mulla Sulën është barrikadë e pathyeshme kundruallë veprimeve imorale dhe synimeve të dobëta të Mulla Sulës.
Mulla Sula e vjedh popullin, e zhvat, e gënjen, Mulla Sula i bën dëm popullit, e damkosë, e njollosë, e ofendon, e shanë! Mulla Sula ka humbur të gjitha kontaktet e duhura në mes të një hoxhe dhe popullit; Mulla Sula popullin e përcepton si e keqja më e madhe e kolltukut të tij, prandaj e nëprëkëmb të vetmën dëshirë të këtij populli: të ruhet Bashkësia Fetare Islame, si i vetmi Institucion fetar në vend.
Mulla Sula, BFI-në e ka shndërruar në arkë private prej nga i paguan marionetat e veta, por ama me paratë e popullit që e urren tmerrësisht këtë munafik. Mulla Sulës nuk i intereson BFI-ja, ai i frikësohet reformave të cilat duhet ta prekin këtë Institucion; Mulla Sula BFI-në e ka shndërruar në firmë personale, në bisnes familjar dhe, largimin eventual të tij e konsideron si falimentim të kësaj firme e të këtij bisnesi.
***
Mulla Sula që dikur nuk duhej nga dy-tre persona, kryesisht konkurrentë të tij, sot urrehet prej një populli të tërë! Mulla Sula sot ec i armatosur deri në dhëmbë; Mulla Sula sot ec me dy-tre makina në përcjellje, me truproje të lejuar nga Nikolla Gruevski, për të cilin “nuk i mbeti asgjë tjetër perçev edhe një herë ta lusë publikisht” Allahun Fuqiplotë që ta bekojë. Kjo ishte “edhe një lutje publike” kurse vetëm Zoti e di se sa në vete e ka lutur Allahun Fuqiplotë që ta bekojë këtë dashakeqës të myslimanëve dhe të shqiptarëve të Maqedonisë.
Populli sot Mulla Sulës nuk ia pranon as citimet kuranore, as nënvizimet e haditheve të Muhamedit a.s. Nuk ia pranon as hutben, as fetfan, as vendimet, as qëndrimet. Asgjë nuk i pranon populli që tmerrësisht ushqen urrejtje kundër Mulla Sulës.
Mjafton vetëm një fjalë e Mulla Sulës, qoftë kjo edhe ajet kuranor, menjëherë i vërsulen me mijëra e mijëra pjesëtarë të popullit antisule dhe e bëjnë për ta qarë vajtojcat e Gjakovës!
Fakti që Mulla Sula prek në mishin e kurbanit, që prek në fitër e zeqat, fakti që prek në ndihma humanitare e që e trashë qafën mbi fatkeqësinë natyrore që e përmbyt një lagje të tërë, fakti që ka uzurpuar hapësira të institucionit të BFI-së duke i shndërruar ato në hapësira jetike për familjen e vet; fakti që përflitet si bashkëpunëtorë i UDB-së me nofkën “Zharko”; fakti që familjarët e tij përfliten si likuidues të shqiptarëve patriotë; fakti që është i korruptueshëm dhe që korrupton, fakti që vjedh dhe që zhvatë, fakti që nuk guxon një hap të hedhë në vendet publike ku pi, ha e freskohet populli i tij – të gjitha këto fakte flasin që ky njeri është i gatshëm të përballet me këtë popull deri në asgjësim total të tij!
Populli që e urrenë Mulla Sulën kurrë nuk do t’ia plotësojë dëshirën e flaktë, të vetmën dëshirë të Mulla Sulës! Nuk do të bëhet pjesë e dëshirave dhe planeve të tij për ta shkatërruar tërësisht BFI-në, me të vetmin qëllim që pastaj ta akuzojë popullin! Populli ka durim, ka para, ka vullnet për të kontribuar financiarisht për t’i mirëmbajtur të gjitha Institucionet dhe organet e BFI-së, edhe përkundër shprehisë së rrënjosur të Mulla Sulës për të vjedhur nga ai kontribut financiar. Populli ka një vullkan të pashterrshëm me llavë urrejtje, ashtu siç ka edhe një arsenal të paimagjinueshëm fjalësh ofenduese dhe sharje kundër tij.
Populli nuk ka një gjë për Mulla Sulën! Nuk e ka “eliksirin” të cilin e kërkonte edhe Hitleri për zgjatjen e jetës. Secilit i vjen fundi. Lum ai që shkon i nderuar dhe me një lum lotësh nga pikëllimi! Mjer ai që ik nga kjo jetë duke u sharë – “A paska vdekur, a? Ah varrin ia dhjevsha…”
No comments: