Kreu i BFI, Sulejman Rexhepi në intervistën e fundit më
31.01.2016 dhënë për Evropa e Lirë kishte deklaruar se institucionet e shtetit
nuk bashkëpunojnë me BFI si edhe më tej diskriminohet nga këto institucione. Nga
deklaratat e dhëna shihet se po flet pa koncept dhe tejet i defokusuar lidhur
me çështjet që e tangojnë BFI. Sigurisht se shteti nuk mund të bashkëpunoj meqë
deri para disa viteve ai dhe BFI kërcënoheshin nga vehabinjë, për të cilët
thoshte se të atillë ka me bollëk në Maqedoni, ndërsa më vonë bëhet
bashkëpunëtor i tyre.
Eshtë e njohur për mbarë opinionin se Suulejman Rexhepi para
disa viteve kërkonte ndihmën e shtetit kundër tyre, ndërsa më vonë, pasi u
afrua me vehabinjtë, shet “patriotizëm”, kinse po e shanë shtetin. Eshtë e
njohur se dikur vehabistët i spiunonte në MPB, DSK dhe te ndërkombëtarët duke i etiketuar
edhe Komunën e Çairit si çerdhe dhe përkrahëse e tyre, kurse BDI-në si një subjekt politik që radikalistët i paska
llogaritur për militant të vet .
Sulejman Rexhepi për shumë xhami në Shkup thonte se janë nën
kontroll të vehabinjve, por pati edhe shumë raste kur e demantonte veten duke i
mohuar gjithë atë që i thonte personalisht, ndoshta kjo si pasojë e kërcënimeve
nga vehabinjtë, mu për këtë, shteti i caktoi roje, gjegjësisht sigurim
personal, vendim ky i cili nga organet shtetërore u ndërpre pasi Sulejman Rexhepi,
disa prej radikalistëve i punësoi nëpër institucionet e BFI-së! Me këtë,
Sulejman Rexhepi dhe “armiqt” e tij u bënë të pandarë!
Një numër i madhë i këtyre
strukturave janë të padiplomuar apo me diploma falce ashtu siç kishte njoftuar
Sulejman Rexhepi gjithandej nëpër takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore
dhe ato ndërkombëtare. Ai këto struktura i llogariste të rezikshme ngase vijnë
pikërisht nga Universiteti i Hapur Amerikan në Kajro dhe nga Universiteti i Medinës
për të cilin Universitet në një medium të Shqipërisë kishte thënë se BFI ka ndërpre
raportet me Universitetin e Medinës për shkak të kuadrove të cilët dalin nga ai
Univeristet nuk mund të jen tjetër pos mecenarë të huaj që dëmtojnë zhvillimin
e Islamit të kultivuar tradicionalisht në Maqedoni!
Ndër komentet më të
shpeshta që po bëhet gjatë këtyre ditëve, kanë të bëjnë me një pyetje e cila
vetvetiu në vetvete ngërthen edhe përgjigjen: Pse dikur kërcënohej Molla Sula,
kurse tani po kërcënohen imamët? Si duket tanimë imamët dhe xhematet duhet të
merren me ruajtjen e traditës së islamit në vend kundër ndikimeve të ndryshme, kurse
BFI-ja e Sulejman Rexhepit të bënë biznese përmes tanimë miqve të interesit,
emrat e të cilëve qëndrojnë në lista të përbashkëta të organizatave të ndryshme
islame nga të cilat po paguhen për sic thonë “davet”, në fakt ky është një nga
argumentet që flet se rrëmuja e krijuar në shoqerinë tonë, ka rrënjë pak me të
thella se sa që mendohet!
No comments: