Bashkimi Demokratik për Integrim insiston që zgjedhjet të mbahen më 24 Prill. Sipas përfaqësuesve të partisë shqiptare në pushteti Maqedonisë i duhen institucione stabile për të menaxhuar krizën e refugjatëve si dhe për të tërhequr investime të huaja direkte.
Fatkeqësisht, çështja shqiptare nuk përmendet askund, BDI vazhdon të luaj me kartë e çështjeve globale dhe gjeostratike, NATO-ja, menaxhimi i krizave botërore etj.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi thotë kjo parti ka dalë me qëndrim të prere, zgjedhjet duhet të mbahen më 24 Prill.
Ademi tha Tv21 se këtu janë parasysh shumë situata të tjera, veçanërisht ajo me investime të huaja, por edhe gjendja me refugjatët, e cila pritet që nga pranvera të përshkallëzohet.
Sipas tij, e për t’u përballuar me këto probleme duhen institucione stabile. (INA)
No comments: