Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Fondacioni për Aleancë të Civilizuar (FAC) organizoi Panel diskutimin me temë “Dialogu ndërcivilizues, rrugë për të ardhmen” ku morrën pjesë kreu i shtetit Gjorgje Ivanov, ai i BFI- së, Sulejman Rexhepi, etj. Një ndër penalistët ishte pikërisht kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov i cili mes tjerash tha se: “Ai i cili komunikon ai integrohet, ndërsa ai që nuk komunikon ai betonizohet dhe mendon armiqësisht. Arma e vetme për të ndërtuar paqën është dialogu.” Nga ajo çfarë është thënë në këtë panel diskutimi shihej qartë se njerëzimit i duhet komunikimi dhe jo urrejtja. Pikërisht kjo ka qenë motoja e këtij takimi në të cilin ka marrë pjesë Sulejman Rexhepi e që publikisht kishte thënë se nuk e pranon Gjeorgje Ivanov si kryetar të shtetit, si dhe kishte bojkotuar në shumë raste si në Kuvendin e Maqedonisë gjatë mbajtjes së fjalimeve vjetore, por gjithashtu edhe nëpër organizime të tjera. Ky vendim i Sulejman Rexhepit ishte i njejtë me atë të BDI-së së Ali Ahmetit meqë këta të fundit kinse Gjeorgje Ivanovin nuk e pranojnë si kryetar të shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë. z. Ivanov shtroi darkë në nderë të FAC, organizatorët e këtij paneli, por gjithashtu edhe për mbarë pjesëmarrësit. Meqë Sulejman Rexhepi nuk e njeh për kryetar të shtetit, z. Ivanov atëherë çfarë kërkonte në sofrën e tij? 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top