Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, ka konfirmuar se ndaj të pandehurit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, është lëshuar urdhër arrest.
Mirëpo, Gjykata ka dashur të sqarojë se ky fletërarrest është lëshuar për të siguruar prezencën e të pandehurit në shqyrtimin gjyqësor, në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale
“Gjyqtari individual, përkatësisht kryetari i trupit gjykues, ka të drejtë që të lëshojë urdhërarrest për sigurimin e prezencës së të pandehurit në shqyrtimin gjyqësor, në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Urdhërarresti mund të lëshohet për datë të caktuar, ose për datë të pa caktuar me afat të vlefshmërisë deri në 365 ditë me qellim që i pandehuri të sillet në gjykatë ose te prokurori-por jo që të ndalohet dhe të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit”, thotë Gjykata në sqarimin e saj dërguar mediave.
Në lidhje me sigurimin e prezencës së të pandehurit në shqyrtimin gjyqësor, Gjykata Themelore thekson se ka vetëm një rast kur urdhërarresti lëshohet me detyrimin për policinë që të pandehurin ta arrestoj dhe ta dërgoj në Qendrën e Paraburgimit dhe ai rast është kur ndaj këtij të pandehuri paraprakisht është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
“Kryetari i Gjykatës, nga biseda me gjyqtarin e çështjes - në rastin penal ndaj tani të pandehurit Visar Ymeri -, ka kuptuar se ndaj këtij të pandehuri nuk është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, megjithatë është lëshuar urdhërarrest me detyrim që policia ta dërgoj atë në Qendrën e Paraburgimit”, theksohet më tej në këtë sqarim.
Gjykata pranon se mund të bëhet fjalë për ndonjë gabim teknik gjatë ndërmarrjes së veprimeve procedurale, dhe jo për lëshime të bëra me qellim të shkeljeve të dispozitave ligjore.
“Prandaj në rrethana kur ndaj një të pandehuri nuk ka masë të caktuar të paraburgimit për sigurimin e prezencës së tij në seancë, ndalimi, arrestimi dhe dërgimi i një të pandehuri në Qendrën e Paraburgimit sipas një urdhërese e cila nuk përcillet me vendimin për caktimin e paraburgimit nuk do të duhej të ndodhte”, thotë Gjykata në këtë sqarim.
Ndërkaq, sipas këtij njoftimi, thuhet se Gjyqtari i çështjes në ditën e nesërme pritet që të rishikojë urdhëresën për arrestimin e të pandehurit Visar Ymeri dhe do të veprojë në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
“Është në kompetencën e gjyqtarit të çështjes që të vendos për masën që do ta caktoj në lidhje me sigurimin e prezencës së të pandehurit Visar Ymeri në shqyrtimin gjyqësor-dhe sigurisht se do të veproj në respektim të plotë të ligjit”, përfundon njoftimi./zeri.info/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top