Në mbledhjen e
fundit të Rijasetit të BFI është diskutuar për haxhin dhe organizimin e tij për
vitin 2016. Në këtë mbledhje është sjellur vendim që haxh gjatë këtij viti të
ketë vetëm përmes vijës ajrore. Sipas asaj që po flasin pronarët e agjensive
turistike, lidhur me këtë, gjatë vitit të kaluar, vet Sulejman Rexhepi u kishte
thënë se kundër kyçjes së agjensive turistike në organizimin e haxhit gjithnjë
kanë qenë Ali Baragoni, Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani, Abedin Imeri, Rexhep
Jusufi, etj. Në komunikatën nga ana e BFI-së thuhet: “Pas analizave të shumta
rreth organizimit të haxhit në të kaluarën e duke marrë parasysh sistemin dhe
rregullat organizative të Haxhit nga Minsitria e Haxhit të Mbretërisë së
Arabisë Saudite, mos zbatimi i të cilave sjell dënime dhe pasoja të mëdha për
organizatorët e haxhit, Rijaseti i BFI-së unanimisht solli vendim që organizimi
i Haxhit duke filluar nga ky vit (2016) të organizohet vetëm përmes vijës
ajrore, kështu duke unifikuar organizimin e haxhit me Republikën e Kosovës,
Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Turqisë.” E vërteta thotë se autoritetet
saudite për organizatorë nga Maqedonia për disa vite me radhë njohin vetëm
BFI-në, por si duket Suleman Rexhepi ka parapëlqyer mjegull për t'i mbuluar
gjurmët! Ajo që këtë vit e ka detyruar të ndërron mendjen me sa duket lidhet me
aferën e falsifikimeve të pasaportave për qytetarë turq, dhe në një formë
dëshiron të shpërlahet para autoriteteve të vendit dhe ndërkombëtarët. Në
komunikatën e BFI-së ka edhe një paqartësi tjetër kur thuhet: ”kështu duke
unifikuar organizimin e haxhit me Republikën e Kosovës, Republikën e Shqipërisë
dhe Republikën e Turqisë.” Një drejtues agjensie haxhi thotë se është e vërtetë
që shtetet e përmendura nuk organizojnë haxh përmes vijës toksore, por në
Kosovë dhe Shqipëri haxhi organizohet vetem përmes bashkësive islame, kurse në
Turqi haxhi organizohet edhe nga agjensitë turistike! Tani nuk dimë sakt, a do
të organizojmë si në Turqi, apo përfundimisht jemi eliminuar!? Nuk ka dyshim se
ky vendim ka shkaktuar edhe reagime tek agjensitë turistike dhe habit fakti se
sikur të ishin të kurdisura, ka të atilla që prej tani kanë filluar edhe me
reklamat e tyre!
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën për RTV Dukagjini për herë të parë ka folur për detaje të reja për rastin e Kumanovës, se kus...
-
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari....
-
Mendu Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, i bindur në fitore në zgjedhjet e 11 dhjetorit, ka thënë se do të bëhet...
-
Gjykata Themelore Shkupi 1 ka shqiptuar masën e paraburgimit për 30 personat e arrestuar në Kumanovë. Ata janë të dyshuar për vepër pen...
-
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Premten në komunën e Tetovës vazhduan me programin e takimeve me stru...
-
Azem Sadiki : Mbas Kumanovës, BDI ende guxon e thirrët ne emer të UÇK-së (VIDEO) ./Ditari.mk/
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: