Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Në vendosjen e shtatores së figurës së madhe të popullit shqiptar Isa Boletini në Saraj të Shkupit në manifestimin final të shpalosjes morri pjesë kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi. Kjo pjesëmarrje dhe shpalosje e bustit të Isa Boletini nga kreu i BFI u kritikua nga shumë hoxhallarë dhe personalitete, veprim ky që nuk ka të bëjë me parimet islame. Hoxhallarë e Imamë nga Maqedonia shprehën se: “ Ne jemi të befasur me atë që po bënë Sulejman Rexhepi në veçanti për promovim të bustave dhe përmendoreve. Ne nuk jemi aspak kundër figurës së madhe të popullit tonë Isa Boletini, por Sulejman Rexhepi nuk duhet të merret me busta e shtatore se ato sipas parimeve islame janë idhujtari. Ai ka shumë punë që duhet të kryej për çështjen fetare,vakufin dhe zhvillimin e jetës islame, andaj çfarë i duhet atij promovimi i bustit dhe legjitimimi i idhujtarisë?”  Mediat por edhe vetë BFI muaj më parë kishte promovuar se brenda BFI-së tani ekziston Këshilli për Fetva, këshill ky që do të merret me çështje diskutabile islame dhe problem me të cilat do  të ballafaqohet opinion musliman në vend. Pikërisht kjo ka shtyer edhe më shumë imamët të pyesin këshillin në fjalë se për çfarë arsye nuk jep prononcime në pyetjet që janë parashtruar gjithandej nëpër media se vallë Sulejman Rexhepi a është akoma besimtar? Sipas zërave ky këshill është themeluar vetëm për të arsyetuar krimin dhe veprimet joislame të Sulejman Rexhepit dhe aspak të merret me problem reale islame. Gjithashtu këtij opinion i janë shtuar zërat se nuk duhet të llogaritet Këshilli për Fetva i BFI-së, por Këshilli për Fetva i Sulejman Rexhepit? “ Ky Këshill akoma nuk doli me një përgjigje lidhur me veprimin idhujtaresk të Sulejman Rexhepit. Kjo çfarë po ndodh në BFI është turpi dhe legjitimimi i idhujtarisë në shekullin e 21-një. Si duket ky këshill për fetva nuk është këshill i BFI por i Sulejman Rexhepit dhe se ata duhet të përgjigjen ashtu siç i porosit dhe mëson legjitimuesi i idhujtarisë në shekullin që po jetojmë. Ky veprim sipas principeve Islame është i ndaluar dhe të largon nga feja. Idhujtaria të lejohet e të promovohet në këto kohë pikërisht nga institucioni që i fton njerëzit në besim të pastër është krimi më i madh i ndodhur ndonjëherë në BFI. Në fund të fundit mund të kuptojmë veprimin e Sulejman Rexhepit ngase atë e ka lënë mendja, por aspak nuk e kuptuam veprimin e muftive të BFI-së.”-thuhet në reagimin e hoxhallarëve. Ky reagim nuk është i vetmi meqë ditë më parë kishin reaguar edhe shumë teologë e imamë të tjerë në mënyrë individuale duke e kritikuar veprimin e Molla Sulës dhe Muftive të BFI-së.




About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top