Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Pas eurodeputetëve Elmar Brok, Kristijan Dan Preda dhe Knut Flekenshtajn, eurodeputeti sllovak me përvojë në Europarlament, Eduard Kukan, në debatin e së martës për kulturë politike në Europarlamentin në Bruksel opozitarëve nga Maqedonia dhe Shqipëria u tha se si opozitë duhet të kuptojnë se ndonjëherë fiton, por edhe se ndonjëherë humb dhe se nuk është turp të jesh opozitë. Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Bruksel, ish ministri i Punëve të Jashtme  të Sllovakisë, në debatin në të cilin marrin pjesë deputetë nga parlamentet e vendeve nga Ballkani Perëndimor, theksoi se duke që në disa vende nga Ballkani Perëndimor, roli i opozitës nuk shihet si duhet. "Nëse humben zgjedhjet dhe nëse gjendeni në opozitë, njerëzit këtë e shohin si të turpshme, mossukses dhe në çdo mënyrë përpiqen ta ndryshojnë këtë. Ne në Sllovaki, rolin e opozitës nuk e shohim kështu. Në të gjitha shoqëritë demokratike ka hapësirë legjitime për aktivitetet e opozitës. Nuk ka turp në atë të jesh opozitë. Kjo është jeta politike, ndonjëherë fiton, ndonjëherë humb. Nuk e di si do të ndryshohet ky perceptim, por roli i opozitës në vendet dhe në shoqëritë duhet të ndryshohet" ishte decid Kukan. Sllovaki shtoi edhe se kur jeni në opozitë, keni kohë ta ndërtoni partinë dhe  të bëni punë të mira dhe theksoi se "roli i opozitës si opozitë nuk është tragjedi  dhe fund i botës". Eurodeputeti me përvojë, sot tha edhe se pjesëmarrja e të gjitha partive politike në punë parlamentare është thelb i demokracisë dhe se ky është parimi të cilit i përmbahen në Parlamentit Evropian.  "Jemi dëshmitarë të përkeqësimit të situatës në rajon dhe të polarizimit të marrëdhënieve mes liderëve në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, që është gabimisht. Pa parlament funksional, vendi nuk mund të funksionojë siç duhet. Kështu reformat stopohen. Puna e parlamentarit është që t'i përfaqësojë qytetarët e saj dhe kjo nuk mund të arrihet nuk merret pjesë në seanca. Edhe institucionet shtetërore duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe pa përzierje politike", porosit Eduard Kukan. Sipas ish-shefit të diplomacisë sllovake, kultura politike në bashkëpunimin parlamentar është e rëndësishme për vendin dhe kjo nuk mësohet dhe duhet të jetë fryt i bindjes së brendshme dhe të sinqertë. Ai porositi se kultura politike në vendet-anëtare dhe vendet-kandidate nuk është bojkot i parlamentit, nuk është antagonizëm i kundërshtarit, nuk është akuza të pabaza, nuk është spiunim i qytetarëve, nuk është ndikim mbi pavarësinë e institucioneve, nuk është kultivim i mjedisit të vetëcensurizimit të shoqërisë dhe gazetarëve. "Bojkoti i parlamenteve në Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe qorrsokakët paszgjedhore në Kosovë dhe BeH na shqetësojnë në BE dhe seriozisht e kuptojmë të njëjtën. Procesi integrues kërkon konsensus gjeneral të gjithë spektrit politik, si dhe punë efikase të parlamentit. Pikërisht parlamenti është arenë për shkëmbim të opinioneve dhe bojkotet janë kontra-produktive dhe çojnë drejt anulimit të reformave dhe integrimeve", theksoi Kukan./koha

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top