Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Marrëdhëniet tradicionale miqësore mes Maqedonisë dhe Turqisë janë bazë e shkëlqyer për përparim të bashkëpunimit në planin ekonomik, theksoi ministri i Ekonomisë Bekim Neziri në takimin me anëtarët e Bordit drejtues të Odës ekonomike të Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO), të cilët janë menaxherë të investitorëve turq në vend.

Neziri, kumtoi Ministria resore, ka theksuar se Maqedonia i përshëndet investimet e deritanishme turke në vend dhe pret që numri i tyre të rritet në periudhën e ardhshme, njëkohësisht duke i inkurajuar kompanitë e Maqedonisë të investojnë në Turqi.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë gjithmonë është në dispozicion për biseda dhe zgjidhje të problemeve vijuese që të krijohet ambient më i mirë investues dhe afarist", ka potencuar Neziri, i cili është kryetar nderi i MATTO-s nga ana e Maqedonisë.

Ministri i Ekonomisë ka informuar se regullativa ligjore krijohet në drejtim të përmirësimit të klimës së investimeve në vend, ndërsa revizioni i Marrëveshjes për tregti të lirë mes dy vendeve kërkon vëmendje të veçantë duke marr parasysh dallimin e madh  në zhvillimin agrar-industrial të të dy vendeve. Lidhur me çështjet të cilat janë në kompetencë të institucioneve tjera, ministri Neziri u ka premtuar biznesmenëve turq se do ta njoftojë Qeverinë me pritjet dhe planet e MATTO-s dhe anëtarëve të saj.

Kryetari i MATTO-s Tuna Ejup Kahvexhi ka përkujtuar se investimet turke në vlerë të tërësishme prej mbi 800 milionë euro kontribuojnë për rritje ekonomike të vendit dhe zvogëlim të papunësisë. Investitorët janë promotorët më të mirë të klimës së biznesit dhe asaj investuese në një vend, ndërsa ajo gjithmonë mund të përmirësohet në dialog të hapur me kompanitë", tha Kahvexhi.

Ministria e Ekonomisë informon se mes çështjeve të cilat janë hapur nga ana e biznesmenëve turq janë ndryshimet  në rregulloren ligjore, zbatimin e dispozitave në vende të ndryshme të vendit, shkurtimin e procedurave administrative për realizimin e projekteve investuese, thjeshtësim të procedurës për marrje të lejes për qëndrim kohor dhe leje pune, liberalizim më të madh të tregtisë, veçanërisht në pjesën e prodhimeve bujqësore dhe ushqimore.
Biznesmenët ashtu siç u kumtua, e kanë përshëndetur iniciativën e Qeverisë për themelimin e zonave zhvillimore financiare, shëndetësore dhe turistike.
Turqia është në vendin e 8-të si partner tregtar i rëndësishëm i Maqedonisë, me ç'rast eksporti nga Maqedonia është në vlerë prej 67,5 milion dollarë, ndërsa importi 374,1 milionë dollarë. /MIA/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top