Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Qytetarët e Maqedonisë ende nuk mund të udhëtojnë në Gjermani si turistë


 Qytetarët e Maqedonisë së Veriut akoma nuk mund të udhëtojnë në Gjermani si turistë, pasi vendimi nuk ka hyrë në fuqi nga autoritetet gjermane.

Kështu thonë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni, prej ku kërkojnë falje për informacionin e publikuar të shtunën, ku informuan se shtetasit e RMV-së do të mund të udhëtojnë në Gjermani me arsye turistike. Tani thonë se ky vendim akoma nuk ka hyrë në fuqi.

“Ky vendim nuk është në fuqi, megjithëse ne si aeroport kemi marrë informacion nga partnerët tanë se qytetarët e Maqedonisë do të jenë në gjendje të udhëtojnë pa dhënë arsye thelbësore për udhëtimin, dhe i njëjti informacion ishte në sistemin tonë të aviacionit, në të cilin përditësohen rregullat/kufizimet e fundit të udhëtimit për shkak të Covid-19, që zbatohen në vende të ndryshme. Në ndërkohë, ne kemi marrë informacion të korrigjuar se ende nuk është e mundur të udhëtohet në Gjermani për arsye turistike dhe ne e ndajmë këtë me ju. Ju kërkojmë falje për gabimin e paqëllimtë”, njoftojnë nga Aeroporti i Shkupit.

Më tej shtojnë se janë duke pritur informacione shtesë nga institucionet kompetente dhe Ambasada e Gjermanisë.

“Detajet e tjera në informacionin që publikuam më 12 qershor 2021, janë të sakta. Gjegjësisht, Republika e Maqedonisë nuk është më në listën e vendeve me rrezik për Covid-19 të Gjermanisë, që do të thotë se hyrja në këtë vend për qytetarët e Maqedonisë është e mundur vetëm nëse ata i përkasin të ashtuquajturës “pasagjerët thelbësorë” dhe tregojnë test negativ për Covid-19 ose dëshmi të vaksinimit. Në të njëjtën kohë, formulari i vendndodhjes së pasagjerëve (Passenger Locator Form) i kompletuar në mënyrë elektronike ,nuk është më parakusht për të hipur në aeroplan”, thonë Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

Ali Ahmeti: Agjenda e gjelbër do ta mbaj vulën e BDI-së


Bashkimi Demokratik për Integrim si një nga organizatat politike më të suksesshme në historinë e Maqedonisë së Veriut, lindi si nevojë e kohës, si forcë e obliguar nga qytetarët që të sjell barazi nëpërmjet të zbatimit të plotë të Marrëveshjes paqësore të Ohrit. Kështu u shpreh kryetari i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij me rastin e 19 vjetorit të themelimit të partisë që ai udhëheq.

“Një vajze e re, Greta Tunberg, përshkoi botën me alarmin për ndryshimet klimatike e politikën ambientaliste dhe të gjithë ia hapën derën. Erdhi koha që edhe ne ta hapim derën hapë krah dhe të përqafojmë këto politika për një të ardhme të gjelbër, të sigurt, të zhvilluar dhe të shëndosh. Këtë e kërkoni ju, rinia. Rinia zëshëm kërkon kushte jete si bashkëmoshatarët e vet në perëndim, vende pune, ambient jete modern me ajër të pastër, ujëra të pastër, male dhe fusha të gjelbërta, rrugë e hekurudhë moderne, energji të gjelbër, shkolla, çerdhe dhe spitale me efikasitet energjetik, të sigurta dhe bashkëkohore”, deklaroi Ahmeti.

Sipas Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim tashmë ka legalizuar arsimin sipëror në gjuhën shqipe, ka bërë decentralizimin, ka siguruar përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, gjuhën shqipe të barabartë, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, integrimin në NATO, marrjen e dritës së gjelbër për anëtarësim në Bashkimin Europian, bashkë me shumë prioritete tjera të qytetarëve tanë.

Bilall Kasami i hapur për bashkëpunim për lokalet! Asnjë parti nuk konfirmon se e do Besën në koalicion

 


Lëvizja Besa po përgatitet që garës për zgjedhjet lokale t’i futet e vetme, por me sa duket kryetari i saj, Bilall Kasami, nuk ndihet i sigurt në këtë gjë. Ai mbrëmë nga emisioni Click Plus në TV21 u shtriu dorën e bashkëpunimit të gjitha partive, përveç VMRO-DPMNE.

“Në periudhën e ardhshme, kjo është në kuadër të asaj që e thash në përgjithësi që ne jemi të hapur për bashkëpunim me çdo subjekt politik, nuk kemi ndonjë amonizimet edhe ndaj partive të cilat i përmendët, pa marrë parasysh se jemi në pozicione të kundërta, pozitë-opozitë, bëhet fjalë për zgjedhje lokale”, tha Kasami.

Po e para që i thotë jo një koalicionimi të tillë, është Alternativa, e cila ka dalë si fraksion nga Besa.

“Në asnjë mënyrë jo, për shkak se marrëveshja jonë në koalicioni me Aleancën për Shqiptarët ishte për zgjedhjet parlamentare dhe për zgjedhjet lokale. Ne i rrijmë prapa atij qëndrimi dhe në këto zgjedhje do të shkojmë së bashku si koalicion me partnerin Aleanca për Shqiptarët”, u shpreh Hysni Ismaili nga Alternativa.

Deputeti i Alternativës nuk beson se ka ndonjë shans për bashkëpunim mes partnerit të tyre Aleanca për Shqiptarët dhe Besës. Po nga ana tjetër, nënkryetari i ASh-së, Ilmi Aziri as nuk mohon e as nuk pohon, por thotë se gjithkush është i mirëpritur të mbështesë kandidatët e koalicionit ASh-AAA.

“Jemi herët për të biseduar në mënyrë shumë të prerë dhe shumë konkrete për këto koalicionime të mundshme, jo vetëm me subjektin që ju e apostrofuat, por në përgjithësi me skenën politike. Duke u nisur nga parimi se jemi të bindur në përparësinë cilësore të kandidatëve dhe programit, besoj se jemi të hapur që çdokush që dëshiron përmirësim të gjendjes në komunën e tyre, që ta mbështesë kandidaturën që e ofrojmë ne si koalicion”, tha Aziri.

BDI është e bindur se prin në të gjitha komunat, por Arbër Ademi, thotë se ende nuk është biseduar për bashkëpunimet e mundshme.

“TV21: Nuk e përjashtoni bashkëpunimin me Besën?

-Me kohë dhe në transparencë të plotë do të njoftohet i mbarë opinioni për bashkëpunimet eventuale që mund t’i kemi në zgjedhjet lokale”, tha Ademi.

Të vetmen që Kasami përjashton nga mundësia e bashkëpunimit për lokalet, është VMRO-DPMNE-ja, kryetari i së cilës, Hristijan Mickoski, kur u pyet për këtë gjë, u përgjigj:

“Unë atë më shumë e kuptova si fyerje ndaj konkurrentëve të tij politik, sepse ai mendon se është aq i mbifuqishëm, parti aq e madhe sa nuk i duhet mbështetja e VMRO-DPMNE-së. Unë i uroj fat dhe sukses në qëllimin e tij dhe ja një porosi, në politikë deklarata të tilla i japin njerëzit që ose nuk e kuptojnë politikën ose politikën e kanë më shumë si hobi se sa profesion serioz”.

Sa i përket bashkëpunimit me LSDM-në, me të cilën Besa bëri koalicion parazgjedhor për parlamentaret, Kasami tha se edhe tani kanë komunikim korrekt në bashkëqeverisje, por shtoi se është e mundur edhe një bashkëpunim për zgjedhjet lokale.

Kreu i Besës, paralajmëroi se ai do të kandidojë për Komunën e Tetovës, ndërsa dy emra që tashmë përfliten si kandidatë të mundshëm, është i deputetit Fadil Zendeli për Gostivarin dhe doktori Ridvan Bajrami për Çairin.

Kasami po ashtu tha se në ato komuna ku rrezikohet përfaqësimi i shqiptarëve në nivel këshilltarësh dhe kryetarë komunash, është i gatshëm për lista të përbashkëta me partitë shqiptare./TV21

LIBRI QË SHPËRTHEN SI BOMBË BRENDA LEXUESIT


(Përkitazi me librin “TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE”, i cili sapo doli nga shtypi, nën përkujdesin e Korporatës për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg”, Tiranë)

Të gjithë librat e botuar shkaktojnë kënaqësi. Libri i mirë ngelë përjetë një kujtim i pashlyeshëm, i cili, gjithnj të thërret në rilexim! Libri madhështor, ai që shtjellon ngjarje e informacione, me një strukturë sa dramatike aq edhe të trishtë, me një temë që për bazë ka luftimin e së keqes, shpërthen brenda lexuesit si një bombë. Ky shpërthim, pa dyshim që, shkundë harresën, rizgjon kujtesën e amshueshme, shpëlon faktet, argumentet, ndez motorët e urrejtjes kundër së keqes, së shëmtuarës, tradhëtisë, komploteve, ndërsa qetëson shpirtërat e trazuar duke ua portretizuar diellin në lindje, shpresën, portretin e së mirës.
Fuqia e librit është atomi i fjalës së shkruar që, kur të shpërthejë, arrinë, sipas Aristotelit, katarsisin, atë shpëlarjen e shpirtit nga gjakimi i djallëzuar për krim e për vepra antinjerëzore.
Pikërisht, një libër i këtillë, një vepër madhështore, pa dyshim që do të ngelë edhe libri i sapo dalur nga botimi “Tradhëtia dhe komploti i Shaqir Fetait në kohë pandemie”.
Pse ky libër? Kush është Shaqir Fetai? Pse i dedikohet një libër kaq madhështor një personi të panjohur! Ky nuk është personazh fiktiv, i romanit, novelës, tregimit, por është personazh publik, që jeton e vepron, që ka bërë makabritet pikërisht në kohën e pandemisë që po e kalojmë?
Libri në fjalë është përmbledhje e mbi 250 shkrimeve të publikuara nga qindra autorë, në dhjetra media kombëtare gjithandej trevave etnike, e që flet për një tradhëti dhe komplot që është ndërmarur nga Shaqir Fetai.
Shaqir Fetai për gati një decenie e gjysëm shërbeu si myfti i Myftinisë së Gostivarit, të cilin e emëroi ish-reisul ulema i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pra, Shaqir Fetai është teolog, është hafiz, ka qenë i emëruar myfti, nga kjo pozitë ka qenë anëtarë i Rijasetit, organit më të lartë kolektiv të BFI-së të cilës i ka prirë H. Sulejman ef. Rexhepi, personaliteti, i cili, për të arriturat e veta jetësore në rrafshin kombëtar e fetar, është dekoruar nga presidenti i shtetit shqiptar me medaljen “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, kurse për angazhimet e tij në kultivimin e dashurisë njerëzore si dhe për paqe anekënd botës është dekoruar edhe nga presidenti amerikan Donald Tramp!
Haxhi Sulejman ef. Rexhepi e pati si krah të vetin të djathtë Shaqir Fetain deri në momentin kur ky ia thurri një intrigë të tmerrshme dhe kur jepet pas realizimit të planit të shërbimeve të huaja sekrete, për ta eliminuar nga posti i Kryetarit të BFI-së dhe për t’u vetëemëruar nën përkrahjen e pushtetit aktual maqedonas!
Ndonëse shkrimet e përmbledhura nën këtë titull, të botuara brenda fiks një viti (maj 2020 – maj 2021), si lajtmotiv kanë angazhimin e strukturave të shumta nëntokësore anti-BFI, megjithatë, pa dyshim që do ta zbërthejnë edhe profilin e bartësit dhe realizuesit të këtij skenari përplotë me tradhëti e komplot, Shaqir Fetait, edhe atë, për nga aspekti teologjik, psikologjik, kriminalistik (bashkëpunëtor, tradhëtar, komplotist, spiun), antihuman, e deri te zbërthimi i profilit të tij pa karakter e pa edukatë. Lexuesi do të vërejë se, ditëve, javëve e muajve të parë, mungojnë shkrime e reagime, jo për shkak të ndonjë tronditje nga kjo e papritur e Shaqir Fetait, por, thjesht, për shkak të pritjeve të reflektimeve të tij. Personalitete të shumtë i kanë dërguar fjalë që të tërhiqet nga kjo lojë, e kanë lënë të reflektojë, e kanë lënë që të ndërgjegjësohet dhe, në momentin kur kanë parë që ky është nën presionin e karrierës si dhe të padronëve të vet, atëherë, ka nisur fushata kundër tij, sidomos në çastin kur ai jep isharete se, duke shkelur dhe mospërfillur Kushtetutën e BFI-së, ka vendosur që të bëhet bashkëshkatërrues i këtij Institucioni si dhe bashkëudhëtarë në rrënimin e tij me elementët e instaluar brenda Institucionit nga shërbimet e huaja antishqiptare e antiislame.
Libri është katalogëzuar në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, së cilës i janë dorëzuar edhe ekzemplarët e detyrueshëm si dhe nëpër institucionet më me relevancë të Shtetit Shqiptar. Pa dyshim që, do të gjenden edhe mënyrat për t’ua shpërndarë edhe të gjithë atyreve që kanë shprehur interesim në inboxin e faqes zyrtare të Korporatës, ndërkohë që, po punohet që të publikohet edhe versioni elektronik i librit.
Ky libër, përmbledhje e qindra shkrimeve, që flet mbi një tradhëti të turpshme dhe mbi një komplot antishqiptar, edhe atë në një kohë pandemie të Koronavirusit, kohë kjo kur vdekja e miliona njerëzve shton dashurinë e njeriut për njeriun, dhembshurinë dhe solidaritetit, kurse vetëm te Shaqir Fetai shton gjakimin për karrierë bazuar në një tradhëti të madhe dhe në një komplot të panjohur në letrat shqipe, do të ngelë si një lapidar për një sëmundje shpirtërore të njeriut antinjeri, siç na del këtu të jetë Shaqir Fetai. Pa dyshim, flet edhe për mbështetje kriminale të nëntokës institucionale që e gëzonte Shaqir Fetai në zvarritjen e tij, si një butak i plagosur, mbi Kushtetutën dhe mbi të gjitha aktet normative të Institucionit.
Ky libër do të plotësohet e riplotësohet, do ta ketë edhe vëllimin e dytë, të tretë, të katërt e kështu me radhë, deri sa do t’i shterret forca karrieriste Shaqir Fetait në udhëtimin e tij drejt kapjes së mekanizmave që e rrënojnë këtë Institucion dhe që i bluajnë madje edhe gërmadhat e tij, deri sa të shndërrohet në pluhur. Këtë shtegëtim do ta ndjek ky LIBËR nëpër vëllimet e veta të ardhshme.



SË SHPEJTI DEL NGA BOTIMI “TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE”


Këto ditë, respektivisht, me rastin e njëvjetorit të uzurpimit politiko-partiak të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, në kuadër të Korporatës për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg.com”, do të dalë nga shtypi libri voluminoz me titull “Tradhëtia dhe komploti i Shaqir Fetait në kohë pandemie”!

Libri në vete ngërthen një mori shkrimesh, analizash e komentesh, intervistash e deklaratash, të cilat mëtojnë të hedhin dritë mbi tërë lojën politike të cilën e drejtoi ish-myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetai, me qëllim të partizimit dhe të politizimit të të vetmit institucion islam të myslimanëve të RMV-së.
Mbi 200 shkrime të llojeve të ndryshme, në rreth 600 faqe, hedhin dritë mbi të gjitha lojërat që u luajtën mbi kurriz të BFI-së me qëllim të shkatërrimit të këtij Institucioni, mbi 200 zbardhje të lojërave të nëndheshme që u luajtën në dëm të myslimanëve të vendit e në interes të shërbimeve të huaja, por edhe të partive politike që përbëjnë pushtetin.
Libri në fjalë do të ngelë si një fakt që do t’i rezistojë kohërave të ndryshme për të dëshmuar mbi një kohë dhe mbi aktorët që nga shërbimet e diskutueshme morën rol të shkatërrimit të institucionin islam gjashtëqindvjeçar të këtij nënqielli.
Meqë libri është voluminoz dhe mjaft i kushtueshëm, meqë do të jetë edhe problem për ta sjellë komplet tirazhin në Maqedoninë e Veriut, meqë libri shqip nga Shqipëria dhe Kosova e ka të pamundshëm depërtimin tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të gjithë ata që do të shpehin interesim për ta pasur këtë botim në bibliotekat e tyre, le të na shkruajnë lirisht në inbox me qëllim që të dimë se sa dhe kujt t’ia sjellim ekzemplarët e kërkuar. Natyrisht, edhe besimtarët tanë nga diaspora, kudo qofshn ata, le të na shkruajnë, sepse shërbimet tona përmes shërbimeve të shpejta postare (DHL) do t’ua dërgojnë në çdo adresë të kërkuar.
Gjithësesi, planifikohet që, më vonë, botimi të dalë edhe në format elektronik dhe, të jetë i disponueshëm për secilin që dëshiron t’i rilexojë apo t’i ketë në një vend të gjitha shkrimet e botuara brenda një viti, shrime këto që nxjerrin në pah profilin psikologjik, profilin e pseudo-teologut demagog e hipokrit të Shaqir Fetait si dhe që zbërthejnë tërë atë skenar të huaj që u mundua ta luajë Shaqir Fetai në emër të islamit, të jetës fetare islame dhe të myslimanëve të vendit! Fundja, do të dëshmojë për një tradhëti dhe për një komplot origjinal e të tmerrshëm që u zhvillua në një kohë pandemie.
Pa dyshim, botimet e këtilla gjithësesi që do të shërbejnë literaturë bazë për ndonjë faqe të historisë kombëtare e cila do të flasë për veglat e huaja që gjithnjë kanë shërbyer për t’i njollosur klerikët myslimanë dhe për t’i paraqitur si elementë destabilizues të qenies kombëtare. Nëse në të kaluarën nuk ka pasur shënime, në të ardhmen ky libër do të dëshmojë se si janë luajtur skenare të ulët nga pseudo-teologët në dëm të teologëve të mirëfilltë dhe të islamit në përgjithësi.

Skandal: Stacioni policor në Autokomandë terrorizon shqiptarin që nuk dinte të shkruaj në kirilicë


Dje ka ndodhur një skandal i vërtetë në Stacionin Policor në Autokomandë në Shkup. Nga ana e policisë është terrorizuar një shqiptarë për shkak se nuk dinte të shkruaj në kirilic, shkruan Almakos.

Bëhet fjalë për Xhelil Islamin nga Shkupi.

” Me erdhi një mysafirë prej Belgjike në ora 23 të natës dhe ashtu si është rregulli bashkë me mysafirin shkova për ta lajmëruar në polici. Sipas adresës, unë duhet të paraqitem te Stacioni Policor në Autokomandë. E kërkova një karton për ta mbushur dhe fillova të shkruaj me germa latinicë. Bëra një gabim dhe polices i kërkova një karton tjetër. Në momentin kur policja e pa se kam shkruar në latinicë, ajo u terrorizua dhe më ofendoi: budalla, si nuk di të shkruash në kirilicë, duhesh të shkruash në kirilicë”,  deklaroi për Almakos,  Xhelil Islami nga Shkupi.

“I thash se nuk di të shkruaj në kirilicë, se me ditë me shkruar në kirilicë unë do të isha në vend të saj” , vazhdon rrëfimin Islami.

“ Ose unë ose ju jeni budalla kur shikohet se në karton shkruan se ky karton mund të mbushet edhe në gjuhën gjermane, frenge dhe angleze”, vazhdon rrëfimin Islami.

Pas atij momenti, policja e akuzon shqiptarin se e ka ofenduar në vendin e punës, ka përgatitur një padi dhe policin i cili zakonisht qëndron te dera me kallashnikov e ka ftuar që të bëhet dëshmitar i saj në lidhje me padinë. Për të shtuar frikën te këto dy shqiptarë janë ofruar edhe dy policë tjerë me kallashnikov.

Edhe pse Xhelil Islami ka kërkuar komanduesin e atij reparti, zëvendësuesin dhe inspektorin, nuk ka ia kanë mundësuar të arrijnë tek to. Ai ka kërkuar të dhënat e polices që edhe ai të përgatit një padi penale, porse as ato të dhëna nuk ka arritur t`i siguroje.

Islami nuk e ka nënshkruar dokumentin ku iu është përgatitur padia penale, porse është terrorizuar nga sjellja e polices ai dhe mysafiri i tij nga Belgjika.

Mysafiri nga Belgjika, i cili është edhe shtetas belg, do të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në shtetin belg ndaj këtij rasti.

Xhelil Islami në një bisedë të gjatë për Almakos, akuzon partitë shqiptare në pushtet në lidhje me zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Ai habitet se si është e mundur që gjuha shqipe të duket zyrtare dhe partitë shqiptare në pushtet të krenohen me këtë të arritur, ndërsa ai dhe shqiptarë të shumtë të terrorizohen se pse nuk dinë të shkruajnë në kirilicë një dokument të thjeshtë.

 

Hamdi Nuhiju/Almakos/

Osmani kundërshton Mexhitin për qëndrimet rreth Qeverisë e partisë


 Javën që shkoi, nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti tha se BDI nuk e ka më të mirën e saj në Qeveri dhe se zëvendëskryeministri Grubi e ministri Osmani nuk mund ta përfaqësojnë elektoratin integrist të Shkupit. Madje shtoi se ministrat janë të pazëshëm dhe të padukshëm. Për këto mbrëmë në ClickPlus mori kundërpërgjigjet e bashkëpartiakut të tij, ministrit Bujar Osmani.

“Pa e komentuar, se nuk kam qëllim të komentoj qëndrime individuale, unë pikërisht mendoj të kundërtën. Unë mendoj që ekipi është një ndër më të koordinuarit, më efikas deri më tani në implementimin e programit”, u shpreh Osmani.

Mospajtimet brenda partisë mund të reflektojnë negativisht edhe në zgjedhjet lokale të tetorit, pati pohuar Mexhiti.

“Domosdo mosunifikimi, moskonsultimi i organeve pas kongresit që u mbajt para një vitit, domosdo që reflekton tek strukturat, tek elektorati dhe mund të na dëmtojë në zgjedhjet lokale”, tha Mexhiti.

Po as me këtë nuk pajtohet zëdhënësi i integristëve. Osmani mendon se BDI është më mirë se kurrë.

“Unë nuk dua të nënvlerësoj mendimin e zotëriut. BDI ka 100 mijë votues që mund të kenë mendime të ndryshme, mirëpo kujtoj se punën po e bëjmë me sinqeritetin më të madh, me nderin më të madh. Në BDI e kam thënë çdo herë, është një laramani aq e madhe gjatë mandatit, që është mirë, që është e shëndetshme, në moment kur fillon procesi zgjedhor, të gjithë bëhen një, kjo është e jashtëzakonshme, duhet të jeni brenda për ta ndjerë këtë energji”, tha Osmani.

Edhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu, i cili pohon se ka vullnet edhe për një mandat të dytë, nuk mendon se mospajtimet brenda BDI-së do të reflektojnë në zgjedhjet lokale. Madje kjo mund të ndihmojë, shton ai.

“Unë mendoj se jo. Grupe ka jo vetëm tek ne por në çdo parti. Momentet duket që nuk janë të mira por ndonjëherë mund edhe të dalin me rezultat pozitiv për shkak se çdo revoltë që paraqitet sigurisht se na mundëson edhe si parti të konsolidohemi, t’i shohim gabimet, të korrigjohemi, aty ku kemi”, tha Ganiu.

Zëdhënësi i BDI-së, Osmani, mbrëmë duke folur rreth kritikave që vijnë pikërisht nga partia së cilës i takon, tha se asnjëherë tek ta nuk është ngulfatur zëri ndryshe dhe se çdo mendim duhet dëgjuar, por në fund vendimet merren me shumicë dhe nga kryetari. Pohoi gjithashtu se nuk ka plan për rikonstruim të qeverisë, se BDI ka pozicion të mirë brenda qeverisë dhe bashkëpunimi me LSDM-në është i mirë dhe efikas./TV21

ASH-AAA: Qeveria të jep llogari për autostradën Kërçovë-Ohër


“Autostrada Kërçovë-Ohër, në vend të lëvdatave Qeveria duhet të japë llogari”, kështu ka reaguar koalicioni opozitar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ndaj vizitës së krerëve institucional, të realizuar në këtë aks rrugor.

Kanë vlerësuar se, kjo autostradë edhe edhe “një dëshmi se Qeveria aktuale e në veçanti partneri shqiptar në koalicion, Bashkimi Demokratik për Integrim, tanimë përveç përgjegjësisë, nuk kanë as turp”.

“Ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoja Bovarski dhe Drejtori i NP për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, sot tentuan të mburren edhe me një dështim tjetër që filloi me Qeverinë e kaluar VMRO-BDI dhe po vazhdon me Qeverinë aktuale LSDM-BDI. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, vlerëson se në vend të promovimit, partitë në Qeveri sot duhet të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për të gjitha dështimet në autostradën Kërçovë-Ohër.

Kjo autostradë me gjatësi prej 57 kilometrash, me vlerë prej 598 milion euro, filloi në vitin 2014 dhe sot pas 7 viteve është arritur vetëm 62% përparim në realizimin e punimeve. Në Qershor përfundon afati plotësues, ndërsa Qeveria paralajmëron edhe një propozim për aneks marrëveshje për vazhdimin e afatit, për një kohë që tanimë askush nuk është në gjendje ta planifikojë me saktësi. Deri më tani nga 70 projekte infrastrukturore për ndryshimin e trasesë, janë miratuar vetëm 20 dhe Grubi bashkë me ministrat e tjerë vazhdon të gënjejë qytetarët dhe këtë ta prezantojë si sukses.

Pyesim publikisht kryeministrin Zoran Zaev: ku mbeti drejtësia për, citojmë “kriminalitetin dhe korrupsionin” në këtë projekt, që e denonconte përmes bisedave të përgjuara. A do të përfundojë edhe ky rast me anmesti dhe partneritet me krimin, siç përfunduan të gjitha rastet e tjera deri më tani?”, thuhet në reagimin e ASH-AAA-së.


Top