Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së, tash e gjashtë vite ngre shqetësimin se pse mediat tona as nuk pasqyrojnë por as nuk analizojnë atë se çfarë po ndodhë me BFI-në dhe brenda BFI-së; tash e gjashtë vite ka kërkuar debate televizive, kryqëzime të fakteve dhe argumentave në mes të uzurpatorëve të BFI-së dhe drejtuesve të Lëvizjes; tash e gjashtë vite i ka lutur mediat e vendit, gazetarët që, mos të bëhen objekt talljeje duke thënë “gazetarëve ua mbyllim gojën me një kuti mish kurbani”...
Shkruan: Abaz
Islami
Televizioni nacional shqiptar Alsat
M, paska tentuar që ta thyej heshtjen e BFI-së rreth asaj se çfarë po ndodhë
brenda këtij Institucioni. Fatkeqësisht, kontributin televiziv e nis me këtë
konstatim zhgënjyes: “Bashkësia Fetare Islame mbetet i mbyllur për mediat dhe
opinionin. Katër muaj pas largimit të Rexhepit, ushtruesi aktual i detyrës
Shaqir Fetahu, heziton të përgjigjet në pyetjet e Alsat lidhur me organizimin e
zgjedhjeve në BFI. Nga ky Institucion madje nuk përgjigjen as pyetjeve se cilat
janë arsyet konkrete për shkarkimin e Rexhepit e as për keqpërdorimet eventuale
të bëra.” Në
këtë konstatim janë dy-tre detaj në të cilat qëndron djalli dhe, nëse preken
këto detaje, atëherë përmbyset gjithçka dhe e vërteta del në shesh! Nga kjo e
vërtet tash e gjashtë vite rradhazi frikësohet dhe fshihet Sulejman Rexhepi
bashkë me “myhybët e tij”, të cilët, në fund, dëshmuan se paskan qenë ata
dezertorë dhe puçista që një ditë do ta lidhnin Sulejman Rexhepin dhe “kalanë
do t’ia rrëmbejnë nga brenda”! Kështu
ndodhë, rëndom, nëpër filma! Por, në rastin konkret, në BFI, kemi të bëjmë me
ngjarje të vërteta, me aktorë të gjallë, me veprime të përsëritura në
vazhdimësi të cilat bijnë ndesh të gjitha parimeve fetare, morale, shoqërore.
Sepse, këta veprime janë kriminale, veprime që kriminalizojnë Institucionin.
Kur një institucion kriminalizohet atëherë i bie që të gjithë brenda tij janë
të inkiminuar dhe, nga të inkriminuarit nuk mund të pritet as zbardhje të
rasteve dhe as shpëtim të Institucionit. Këtë fakt të pamohueshëm e dijnë edhe
mediat. Në krejt botën e kulturuar mediat, në raport me krimin, mbajnë anën e
drejtësisë dhe, i bëjnë presion organeve gjegjëse që ta pastrojnë shoqërinë nga
të inkriminuarit që mbajnë peng një të vërtetë, një institucion, një rast, apo
edhe një shtet! Nëse nga të inkriminuarit që kanë intimiduar thellë në vepra
pena kërkohet shpjegime, opinione dhe “analiza profesionale”, natyrisht që nuk
kemi bërë asgjë tjetër përveçse u kemi dhënë rast që të amnistohen nga krimi i
kryer bashkarisht. Nisur nga një logjikë shumë e çiltër e gazetarit të
padjallëzuar të Alsat-it, ai paskësh shtruar edhe pyetje të natyrës “a kanë
filluar hetimet për keqpërdorimet eventuale të fondeve të këtij Institucioni”,
“si u mundësua që në vakëfin e BFI-së që ndodhet tek ish-higjiena komunale të
ndërtohet ndërtesë e madhe dhe a është shitur ky vakëf.” etj. Natyrisht që
gazetari do të hasë në injorim, në heshtje të pakuptimtë dhe në disa përgjigje
banale që më tepër gjasojnë në reagim që shprehin frikë e tmerr. Edhe
zogjtë e malit e dinë se Sulejman Rexhepi dhe komplet “Rijaseti i tij” duhet të
dalin para drejtësisë. Nuk guxon të vazhdojë loja “ma mbaj bastardin sa nuk më
ka mbetur mua në duar”! Qenka fajtor Sulejman Rexhepi dhe jo edhe Shaqir Fetahi
dhe fetahat e tjerë të Rijasetit të Mulla Sulës? Sulejman Rexhepi nuk do të
mund të zhvillohej në kaq problematik nëse nuk do të ndihmohej apo, nëse do të
pengohej nga Shaqir Fetahi dhe nga anëtarët e tjerë të Rijastit të tij prej
marionetave! Po flitet se Sulejman Rexhepi me kohë paska qenë i përgatitur që
një ditë përgjegjësia mos të bie vetëm mbi të por të jetë kolektive! Nga
zyrtari i arkivit të BFI-së ai tashmë i ka të siguruar të gjitha “vendimet” që
janë sjellë nëpër mbledhje (!!!) të Rijasetit ku është vendosur për vjedhje,
për grabitje, për përvetësime, për vetëshpërblime, për tëhuajësime, për shitje
dhe për krime të kësaj natyre! Në këtë rast është vepruar “me vendim të
Rijasetit”! Po këta tipa që “dezertuan” nga harami, a nuk paskan qenë edhe vetë
në haram a? Nuk ka shfajësim pa kërkim falje! Megjithatë,
gazetari i Alsat-it arrinë që të nxjerrë një “përgjigje”! Dikush nga brenda
BFI-së i paska thënë: “Është më se e vërtetë se tani kemi analizuar situatën e
BFI-së. Në momentin kur do të vendosim, ne do u thërrasim të gjitha mediave, ku
do t’i shpalosim mendimet tona në lidhje me këto çështje. Ne kemi thënë se do
të jemi të hapur për të gjitha mediat, jo vetëm kështu nëpër prese të ndryshme.
Jemi të gatshëm që të marrim pjesë edhe në emisione të juaja, intervista e
kështu me radhë”! Në
këtë përgjigje janë dy-tre elemente që duhet ta ngrisin peshë median shqiptare!
Po pse a këta bashkëpunëtorë të ngushtë të deridjeshëm të Sulejman Rexhepit duhet
ta analizojnë situatën? Kush ua ka kërkuar analizën? Ata aty janë për
konstatime të fakteve të publikuara, për zbardhje të akuzave si dhe për
nxjerrje të fajtorëve para drejtësisë, qofshin këta fajtorë edhe vetë
“konstatuesit”! Nuk mundet që deri dje t’i duartrokasë Sulejman Rexhepit, t’ia
“miklojë shpinën për fetar e kombëtar të madh”, ta lusë Zotin që t’i japë
shëndet, ta ndihmojë në haram, t’ia mundësojë përhapjen e haramit në
Institucion, ndërsa sot, ta mohojë dhe të pretendojë se pasi e largoi ky duhet
të jetë zëvendës i tij! Në djall, të gjithë sulistat e pisat, përfshirë këtu
edhe Shaqir Fetahin. Shiko
“trimërinë”?! Në momentin që do të vendosin ata dhe jo kur të interesohet
media, do ta shpalosin “analizën” e tyre? Nuk ka në botë që kriminelit t’i
lejohet të bëjë analizë dhe të shprehet kur të dojë ai vetë! Qenkan
bashkëpunues të mirë me mediat! Nuk qenkan vetëm për press-a, por edhe për
pjesëmarrje në emisione si dhe në intervista! Po në debate me oponentët, me ata
që janë pronarë të së vërtetës në rastin konkret? U
bëjmë thirrje të gjitha mediave të vendit, të cilat kanë nevojë për t’u sqaruar
sa më profesionalisht, që kanë nevojë për fakte e për argumente, që kanë nevojë
edhe për anën tjetër të medaljes, lirisht le të drejtohen te drejtuesit e
Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI të RMV- së, sepse në mënyrë shumë
objektive, pa kurrfarë tendence, pa më të voglin mundë për manipulim e akuza të
pabaza, do t’ju shpalosim shumë tema interesante, probleme, fakte, dokumenta.
Matrapazët nuk janë në pozita, madje as që duhet të lejohen, që të tallen me
mediat tona! Mjaft më, në emër të respektit ta paluhatshëm ndaj Institucionit,
u ledhatuan dhe u kursyen edhe halbakët që nën petkun fetar tash e gjashtë vite
u tallën me islamin dhe e turpëruan çdo mysliman të vendit.
(Autori është
anëtar i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së)

No comments: