Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

 


Organizata Eko Guerilla kërkon hetim kundër Komunës së Tetovës lidhur me miratimin e planit detal urbanistik, në të cilin parashihet ndërtimi i objekteve të banimit në vendin e Shik pjellakut. Arijanit Xhaferi thotë se Prokuroria duhet të hetojë miratimin jotransparent sipas tij të planit detal urbanistik nga ana e komunës së Tetovës

Informacionet e ditëve të fundit që kanë të bëjnë me shitjen e pronës së K.I.P. Shik-Jelak në Tetovë bashkë me rrethanat e dyshimta nga përgjimet e dëgjuara nga biznesmeni kontrovers serbo-malazez, përbëjnë bazë të mjaftueshme për ngritjen e hetimeve për këtë rast dhe ngrirjen e menjëhershme të të gjitha procedurave të mëtejshme në urbanizimin e bllokut urban 57 A. Në mungesë të ujit të pijshëm, rrjetit të ujësjellësit, kanalizimeve, vend parkimeve, garazheve kolektive, bulevardeve, qarkoreve, vlerësojmë se qyteti i Tetovës është shumë larg me kapacitetet infrastrukturore për ndërtime kompleksesh rezidenciale e komerciale brenda qytetit. Është e papranueshme që në hyrje të qytetit të ndërtohen 30 pallate të reja banimi, në një qytet kaotik në të gjitha aspektet, pa kushte elementare, ku mungojnë dukshëm parqet, hapësirat për rekreacion – tha Arianit Xhaferi, EcoGuerilla./Alsat

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top