Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

 Edhe pse shumicën e votave e fituan në emrin e tij, si kandidat për kryeministër, BDI si duket ka filluar ta përdorë strategjinë “hidhja futja” ndaj Naser Ziberit. Në një deklaratë për TV 21, Ziberi ka thënë se nuk është i përfshi rë në ekipin negociator të BDI-së për formim të Qeverisë, por se vetëm informohet për rrjedhën e negociatave.

E deri sa negociatat vazhdojnë, kandidati i nominuar nga integristët për kryeministër, Naser Zyberi, po vazhdon profesionin e tij si jurist.

Në intervistë për TV21 Ziberi tha se nuk është i kyçur drejtpërdrejt në bisedime, sepse ato zhvillohen mes krerëve të partive Zaev-Ahmeti, por tregon se është i informuar për rrjedhën e negociatave direkt nga kreu integrist Ahmeti, duke harruar se negociata po zhvillon edhe Artan Grubi, i cili për dallim prej Ziberit nuk mbajti asnjë fjalim në tubime parazgjedhore, e lëre më të kenë dhënë më tepër kontribut.

I pyetur se çfarë mendon nëse socialdemokratët dhe integristët gjejnë një emër tjetër për kryeministër shqiptar, Zyberi thotë se kjo nuk do të ishte zgjidhje e problemit dhe nuk do ta reflektonte vullnetin e qytetarëve, besimin e të cilëve më 15 korrik e kanë marrë mbi kandidatët e nominuar. Një zëvendësim i tillë, përfundon Zyberi, do të shihej si zhgënjim dhe mashtrim nga të dyja palët.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top