Sadulla Duraku i “kërcënohet” Ali Ahmetit: Nëse nuk marr pjesë në qeveri, do të jap dorëheqje!
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, ish kryetar i komunës së Likovës, Sadulla Duraku, ditë më parë nëpërmjet një bisede në telefon që ka pasur me Ali Ahmetit, i ka thënë këtij të fundit se nëse nuk i jep post në qeveri, ai do të jep dorëheqje nga BDI. Kjo situatë e palakmueshme, e ka tronditur thellësisht Ali Ahmetin i cili shqetësimin e Durakut e ka relativizuar me këto fjalë: “Gaga mos u shqetëso, kam dertet e mija, më pret Gjykata e Hagës! Unë bashkë me ty do të jemi në opozitë”, ka thënë Ahmeti./portaliarena
No comments: