Fatkeqësisht edhe në kohë pandemie qeveria nëpërmjet enteve rregullatore është vendosur në mbrojtje të monopoleve dhe oligopoleve duke e renduar edhe më tej situatën e qytetarëve! Është më se irritues fakti se shteti ynë këmbë
kryq po vazhdon të luajë me fatin e qytetarëve të vet!
Rritja e çmimit të energjisë elektrike për 7.4 % është rritje drastike që nuk do të ishte arsyetuar as në kohë normale, e aq më pak mund të arsyetohet në kohë krize kur qytetarët i kanë të ardhurat e zvogëluara.
Në vend se të ndihmohen qytetarët po ballafaqohen gjithnjë e më shumë me shpenzime shtesë ASH-AAA: MEPSO dhe ELEM të heqin dorë nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, çmimi të lirohet për 20 për qind .
Arsyetimi se kjo rritje bëhet për shkak të të ardhurave të zvogëluara në këtë sektor është skandaloz, pasi që qytetarët kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë faturat e rrymës elektrike edhe në kohë krize pa asnjë dallim.
Të revoltuar si çdo qytetar i vendit tonë, koalicioni ASh-AAA kërkon tërheqje të menjëhershme të vendimit të Komisionit Rregullator! Shteti ka për obligim t’u del në ndihmë qytetarëve në vend se t’i ngarkojë ata me rritje çmimesh të pa baza.
Si shtet që aspiron Bashkimin Evropian kemi obligim të sillemi në frymë evropiane dhe t’u përshtatemi praktikave evropiane që qytetarin gjithmonë e kanë në rend të parë!
Në këtë drejtim koalicioni ASh-AAA kërkon që çmimi i energjisë elektrike të zvogëlohet për 20% minimumi me qëllim që qytetarët të kenë lehtësi deri në tejkalimin e pandemisë, ndërkaq të rishikohet edhe tarifa industriale për
bizneset. Ne si koalicion jemi të gatshëm që me çdo kusht t’u dalim në krah qytetarëve duke i mbështetur plotësisht në kërkesat e tyre./mia
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Home
Aktuale
Lajme
Maqedoni
ASH-AAA: MEPSO dhe ELEM të heqin dorë nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, çmimi të lirohet për 20 për qind
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Situatë e tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë. Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve, por edhe ndaj gazetarëve...
-
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot ka pritur në një takim, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin. Ata kanë folur për zhvillimet politike...
-
Opinionistja Adelina Marku konsideron se, Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë pushtetit prej më shumë se një dekade ka varfëruar dhe b...
-
Çka i pjerdhi mendja këtij farë sklerotipi që të pozicionohet në anën e krimit dhe kundër fakteve të pamohueshme turke që e zbardhën vras...
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Tani ka ardhur koha që të gjithë të cilët janë pro NATO-s dhe BE-së të mbështesin ndryshimet dhe së bashku, vetëm së bashku ta çojmë Maq...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: