Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Komisioni rregullator i energjetikës dhe shërbimeve të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim për uljen e çmimeve për shitje me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,26 % në raport me çmimet e javës së kaluar.
Çmimet për shitje me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë për litër, kështu që çmimi për shitje me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 59,50 den/litër, derisa çmimi për shitje me pakicë i EUROSUPER BS-98 është 61,50 denarë për litër.
Çmimi për shitje me pakicë i EURODIZEL (D-E V) nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel prej 53,00 denarë për litër. Çmimi për shitje me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 denarë për litër dhe do të jetë 53,00 den/l.
Këto çmime hyjnë në fuqi në mesnatën e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top